Flash

Barak në fushë me Fiorentinën, hajdutët i futen në shtëpi: nuk vjedhin dot asgjë, i ndalon fqinji

Lapsi.al 19 April 2024
Barak në fushë me Fiorentinën, hajdutët i futen në

Një histori aspak e bukur ajo e përjetuar nga Antonin Barak mbrëmjen e së enjtes, pikërisht teksa luante në fushë me Fiorentinën. Në fakt, hajdutët hynë në shtëpinë e mesfushorit çek. Ndërhyrja e fqinjit, i cili ishte i zoti për t'i bërë grabitësit të iknin, ‘shpëtoi’ nga dëmet ish-lojtarin e Veronës. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur edhe agjentët e policisë për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, ishin dy burra që u futën në shtëpinë e 29-vjeçarit përmes portës-dritare, duke përfituar nga ndeshja e Fiorentinës (fituar pastaj 2-0) kundër Viktoria Plzen, e vlefshme për çerekfinalet e Conference League. Ndeshje në të cilën Barak ishte në fushë për 45 minuta ndërmjet pjesës së dytë dhe shtesave.

Siç shpjegohet, ka qenë fqinji ai që ka ndalur vjedhjen, duke mos lejuar kështu hajdutët të merrnin sende të çmuara që i përkisnin lojtarit viola. Për më tepër, të dy grabitësit janë panë me fytyrë të mbuluar teksa po largoheshin nga zona në këmbë. Pamjet nga kamerat e vëzhgimit janë duke u ekzaminuar nga hetuesit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI