Flash

Video/ Cagliari përpara me dy penallti, Juventus kthehet në pjesën e dytë: autogoli i Dossena kushton 2 pikë

Lapsi.al 19 April 2024
Video/ Cagliari përpara me dy penallti, Juventus kthehet në

Në ndeshjen e javës së 33-të të Serie A, Juventus rrezikon të shembet, por në pjesën e dytë rikuperon Cagliarin për të bërë 2-2 në fund. Pjesa e parë u dominua nga sardët, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë 2-0 falë dy penalltive. E para u realizua nga Gaetano (30') për një prekje me dorë të Bremer, e dyta nga Mina në minutën e 36' për pengimin në zonë të Luvumbo nga Szczesny.

Në pjesën e dytë Allegri futi në lojë Yildiz dhe muzika ndryshoi. Vlahovic ngushtoi rezultatin me goditje dënimi në minutën e 61'. Cagliari nuk ishte më në gjendje të bante ritmin dhe pësoi golin e barazimit në minutën e 87', kur Dossena dërgoi topin pas Scuffet, në tentativë për të paraprirë Milik.

Juventus barazoi në fotofinish, këtë herë ndaj Cagliari. Në Unipol Domus përfundoi 2-2, pasi Mina dhe Gaetano kishin kaluar në avantazh sardët falë dy penalltive të shënuara brenda gjashtë minutave. Më pas Vlahovic ngushtoi diferencën në minutën e 61', derisa një autogol fatkeq nga Dossena ekuilibroi rezultatin në minutën e 87'.

Java e 33 e Serie A, në fakt, u hap me suksesin e Lazios në Genoa. Në Ferraris përfundoi 1-0 për bardhekaltrit dhe ndeshjen e vendos një prej lojtarëve më të diskutuar të momentit: Luis Alberto. Spanjolli përfitoi nga asisti i Kamada në minutën e 68' për të mposhtur Martinez. Skuadra e Tudor është momentalisht -3 pas Romës së vendit të pestë, që tani vlen Champions League, ndërsa kuqeblutë e Gilardinos mbeten në kuotën 39 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI