Flash

Steven Zhang heq dorë nga supersticioziteti: vendos yllin e dytë të Inter

Lapsi.al 20 April 2024
Steven Zhang heq dorë nga supersticioziteti: vendos yllin e dytë

Inter nuk e ka fituer ende matematikisht titullin, por tani duket se askush në kampin zikaltër nuk ka më asnjë dyshim. Presidenti Steven Zhang i pari. E një detaj sa i vogël aq edhe i rëndësishëm, nuk i ka shpëtuar syrit të shumëkujt. Një emoji i një ylli të ri është shfaqur në biografinë e profilit zyrtar në Instagram të Steven Zhang, president i Inter. Nuk është si ai më klasiku në të majtë të ngjyrave zikaltër, por kuptimi mbetet i njëjtë: Zhang gjithashtu braktis supersticiozitetin dhe pret ardhjen e titullit kampion, atë të yllit të dytë mbi fanellë. Bie në sy, në të djathtë, një orë rëre menjëherë pas imazheve të gjashtë trofeve, si ato të fituara deri më tani nën presidencën e tij. Si për të thënë: të presim të shtatën...

Një yll, në Serie A është i barazvlefshëm me 10 tituj kampion. Inter ka 19 dhe në momentin që do të zyrtarizohet kampion i Italisë, titujt do të bëhen 20 dhe yjet mbi fanellën zikaltër dy. Inter do të bëhet kështu skuadra e dytë përtej Adriatikut me më shumë kampionate, duke lënë pas kushërinjtë e Milan, të ndalur në 19.

Lexo më tejPrapaskena/ Inter e festa titull: koncert në San Siro e një himn i ri

Numrin më të madh të titujve kampionë të fituar e mban Juventus me 36 trofe. Bardhezinjtë kanë tre yje në fanellë, edhe pse vazhdojnë të tregojnë se titujt e fituar prej tyre në fushë janë 38, përfshirë ato dy që u hoqën pas skandalit të Calciopoli.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI