Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Video/ Joel i anulohet goli në shtesë, Egnatia ndalet mes polemikave nga Teuta: e katërta pa fitore për Tetovën

Lapsi.al 25 February 2024
Video/ Joel i anulohet goli në shtesë, Egnatia ndalet mes polemikave

Joel sheh t'i anulohet goli që do të ishte i fitores në minutën e tretë shtesë, për një pozicion jashtë loje, që ndez polemikat në Rrogozhinë. Egnatia ndalet në barazim pa gola me Teutën, ndeshja e katërt radhazi pa fitore në kampionat. Tetova rrezikon tashmë të shohë të afrohen në 6 pikë dy ndjekësit më të afërt.

DY GOLA TË ANULUAR E VETËM NJË PIKË

Teuta pati impaktin më të mirë të ndeshjes, duke vënë në provë Sherrin, që bëri mirë në konkluzionet e Filit e Dacit. Njeriu më i rrezikshëm i rrogozhinasve ishte Ndreca, që në dy raste impenjoi seriozisht Vatën. Ofensiva e Egnatias, me Joel në pankinë, ishte e fikur dhe Montenegro nuk u duk se mund të bënte shumë, i kontrolluar nga Gjini. E megjithatë, në minutën e 34' Egnatia arriti të shënojë me Ramën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Egnatia provoi me një marsh më shumë pas rifillimit dhe Vata kishte punë të ndalonte Ramën në të 58'. Fernando e Spahiu shtuan presionin, por ndeshja do të ndizej më shumë kur Tetova vendosi të hidhte në fushë Joel në minutën e 87'. Sulmuesi shënoi në minutën e 3' shtesë, në pasimin e Drame, por VAR mbyti festën e rrogozhinasve, duke anuluar golin.

Dy gola të anuluar dhe një pikë e pamjaftueshme, në kohën kur prapa Partizani e Vllaznia bëjnë presion. 49 pikë për Egnatian në vendin e parë, ndërsa Teuta kthehet në zonën e rënies me 25 pikë, e kaluar nga Erzeni, fitues në Kukës.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1azpb8w/_/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33