Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Neymar ndihmoi shokun, por akuzohet se favorizoi një përdhunues: ja çfarë ndodhi pas dënimit të Dani Alves

Lapsi.al 24 February 2024
Neymar ndihmoi shokun, por akuzohet se favorizoi një përdhunues: ja
Dani Alves u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, me vendim të Gjykatës së Lartë të Barcelonës, për sulm seksual ndaj një vajze 23-vjeçare, në banjat e një klubi nate në qytetin katalanas. Pas dënimit të përgjysmuar në krahasim me 9 vitet e kërkuara nga Prokuroria, Neymar përfundoi në syrin e stuhisë për 150 mijë euro që i kishte huazuar ish-shokut të kombëtares për dëmshpërblimin e familjes së viktimës. Ky është një faktor që ka ndikuar në uljen e dënimit, pasi siç pretendojnë gjyqtarët në Gjykatë, ai “shpreh dëshirën për dëmshpërblim”.

NEYMAR NË SHËNJESTËR

Polemikat të forta kanë nisur në Brazil, ku Partia e Punëtorëve nisi një sulm të ashpër ndaj Neymar: "Ai ndihmoi një përdhunues të zvogëlonte dënimin. Dënimi i Dani Alves është edukativ dhe shembullor, kjo tregon se shoqëria nuk toleron më sjellje seksiste dhe mizogjene. Lexo më tej: Fajtor! Dani Alves dënohet 4 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale: vajzës do ti paguajë edhe 150 mijë euro

"ËSHTË ABSURDE QË KA MARRË PARA NGA NEYMAR"

"Është absurde që ka marrë para nga Neymar - vijon sulmi nga Brazili - për të paguar dëmshpërblim dhe për të ulur dënimin. Që ndër të tjera nuk i zgjidh asgjë viktimës, nuk i fshin vuajtjet".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33