Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Video/ Bajrami nuk mjafton, Empoli e mbyt në shtesë: Berisha e Kumbulla vështruan nga pankina

Lapsi.al 24 February 2024
Video/ Bajrami nuk mjafton, Empoli e mbyt në shtesë: Berisha e
Goditje në transfertë nga Empoli, që me golin e Simone Bastoni në minutën e 94’, mposhti 3-2 Sassuolo në ndeshjen e mbijetesës në Serie A. Pesë shqiptarë ishin kundërshtarë mes tyre në sfidën e luajtur në Mapei, por 90 minutat i luajti vetëm Ismajli, që edhe triumfoi në fund, pavarësisht se Bajrami dhuroi asistin e golit të dytë të jeshilzinjve, pasi u fut në fushë si zëvendësues. Tre të tjerët, Shpendi e Berisha te Empoli e Kumbulla te Sassuolo e panë ndeshjen nga pankina. Toskanët kaluan në epërsi tre herë në stadiumin Mapei, por gjithmonë u arritën përpara goditjes së fundit me kokë nga mesfushori zëvendësues. Empoli zgjat kështu serinë e pathyeshmërisë në gjashtë ndeshje, që kur Nicola mbërriti në pankinë. Më parë, golave të Luperto (11') dhe Niang me penallti (64') iu kundërpërgjigjën fillimisht Pinamonti nga pika e bardhë (54') dhe më pas Ferrari (77') me asist të Bajramit. Dionisit nuk i mjaftoi për të lëvizur renditjen.

DRITËHIJET E NDESHJES

Empoli nuk ndalet më dhe fute në telashe të mëtejshme një Sassuolo të shëmtuar dhe pa shpirt. Toskanët, falë një goli në minutën e 94’ nga Simone Bastoni (i cili hyri në lojë në minutën e 80’), marrin në shtëpi tre pikë shumë të rëndësishme dhe vulosën një periudhë të artë, që përkon me ardhjen e Davide Nicola, specialisti i shpëtimeve thuajse të pamundura. Pas këtij 3-2 plot emocione, tashmë janë gjashtë rezultate të pozitive radhazi e Empoli, nëse vazhdon kështu, do të arrijnë shpëtimin pa probleme. Nga ana tjetër, stoli i Alessio Dionisi po dridhet pasi ka shënuar vetëm një pikë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka fituar vetëm një herë në këtë 2024 plot hidhërim. Emilianët, të cilët do të rikuperojnë ndeshjen kundër Napolit të mërkurën, janë të tretët nga fundi së bashku me Veronën, ndërsa Empoli është pesë pikë nga zona e rënies.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33