Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Spalletti e nis nga Shqipëria, vendos rregulla strikte: "Ndalohet playstation, nuk dua asnjë kokë ka*i"

Lapsi.al 24 February 2024
Spalletti e nis nga Shqipëria, vendos rregulla strikte: "Ndalohet

Luciano Spalletti ka ide të qarta se cili do të jetë objektivi i Italisë në Kampionatin Evropian të ardhshëm: të fitojë. Pak muaj larg turneut kontinental që i sheh të kaltrit si kampionë në fuqi, trajneri që mori drejtimin nga Mancini gjithashtu lëshon një paralajmërim për lojtarët e tij.

"Më duhet të nxjerr një kombëtare të fortë, nuk jam i kënaqur me asgjë. Dua të fitoj Kampionatin Evropian dhe më pas të fitoj Kupën e Botës. Pastaj mund edhe të eliminohemi menjëherë, por fjalimet që i bëj skuadrës janë ato që presin të gjithë italianët. Ne shkojmë në Gjermani për të fituar, jo për të marrë pjesë. Historia jonë e kërkon këtë. Për ta arritur këtë, unë kam nevojë që këta lojtarë të bëhen më të mirë se sa janë. Nuk kam kohë për t'i stërvitur: kanë nevojë për diçka që futet brenda tyre dhe të ndezë zjarrin, t'i japë besimin se mund ta bëjnë këtë", tha ai.

PARALAJMËRIMI PËR LOJTARËT

"Nuk fitohet me lojtarë që luajnë mirë vetëm për 20 minuta, por me ata që bëjnë shumë gjëra për 90 minuta. Dhe që janë të përfshirë në lojë edhe pse vijnë nga pankina apo janë në tribunë. Për këtë duhet të zgjedhim djem proaktivë, të besueshëm, me entuziazëm. Kushdo që nuk i ka këto karakteristika mund të rrijë në shtëpi, nuk kemi nevojë për to. Dua një grup të shëndetshëm dhe të lë gjurmë në këto tre vjet, pastaj edhe mund të ndaloj. Ndoshta do të ndryshoj rol, sepse pas Italisë do ta kem të vështirë të bëj akoma trajnerin”, ka shtuar Spalletti për Gazzetta.

Lexo më tej: Pankina e Artë është e Luciano Spalletti: "Ky çmim më imponon të jem një trajner më i mirë"

NDALOHET PLAYSTATION...

Pastaj tekniku foli për gjërat që duhen ndalur: "Disa lojtarë duhet të kenë besuar se Spalletti leh dhe më pas nuk ka dhëmbë për të kafshuar. Por e kanë gabim dhe tani ka disa gjëra që duhen sqaruar. Që tani e tutje, Playstation duhet ta lënë në shtëpi dhe mos i sjellin me vete. Do tia shpik unë një lojë të vogël që të mendojnë për tu rehatuar natën. Të vijnë te unë dhe u jap detyra për të bërë në mbrëmje, nëse detyrat e ditës nuk kanë mjaftuar. Sepse në kombëtare duhet të qëndrosh i përqendruar, nuk ngatërrohesh. Po përsëris sloganin All Blacks, "Asnjë kokë ka*i këtu".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33