Flash

"Rodri, Kross.. pas meje". Calhanoglu me mungesë të theksuar modestie: "Jam më i miri në botë"

Lapsi.al 22 February 2024
"Rodri, Kross.. pas meje". Calhanoglu me mungesë të theksuar

Hakan Calhanoglu ndihet i fortë dhe sigurisht nuk ka frikë ta deklarojë. Në fund të fundit, rritja e tij eksponenciale, që kur Simone Inzaghi i dha atij rolin e ri si regjist te Inter, është parë nga të gjithë. E turku me të vërtetë ka arritur të ndryshojë karrierën e tij.

Te Inter ndihet mirë, është bërë një gur themeli i ekipit dhe Calhanoglu nuk ngurron kurrë ta thotë këtë. E ka përsëritur edhe në një intervistë të gjatë për Dazn, në të cilën ndër të tjera ka folur edhe për ambiciet e tij personale dhe me klubin.

CALHANOGLU: "JAM UNË MË I MIRI"

“Edhe pse të gjithë qeshnin dhe nuk e besonin, unë gjithmonë e kam besuar dhe muaj më parë kam lexuar që jam ndër regjistët më të mirë në qarkullim”. Hakan Calhanoglu nuk përdor shumë lojëra fjalësh, duke treguar qartë se sa besim ka në aftësitë e tij. "E di se cilat janë aftësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush. Tani e vendos veten në vend të parë përpara Rodri, Kroos, Kimmich dhe Enzo Fernandez. Pse ndihem më i forti nga të gjithë? Sepse golat që arrij të shënoj nuk ngjasojnë me atë që bëjnë të tjerët. Po të shikosh golat e mi, nuk i shënoj vetëm nga afër deri në 5 metra, por edhe nga 25-30 metra, madje edhe nga goditja e dënimit. Janë gjëra të vështira dhe nëse shikoj të tjerët, nuk shoh gjëra të ngjashme”.

Lexo më tej: Video/ "Zgjedh Rodri për golin në finale": Cambiaso thumbon Inter e ndez rrjetet sociale

"Të gjithë e dinë si ta trajtojnë topin, por të bësh pasime prej pesë metrash nuk më bën punë, preferoj të bëj pasime që rrisin përqindjen e golave. Çfarë duhet të përmirësoj? Tani kundërshtarët do të përpiqen të luajnë një kundër një me mua. Duhet të jem më inteligjent në këto situata në kërkim të hapësirave. Por me Barella dhe Mkhitaryan që më ndihmojnë është më e lehtë. Jam rritur në fazën mbrojtëse, por ka ende diçka për të bërë. Me stafin shikojmë shumë e video".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33