Flash

Zidane trajneri i ri i Juventus? Zbulimi sensacional i mikut të ngushtë të francezit

Lapsi.al 21 February 2024
Zidane trajneri i ri i Juventus? Zbulimi sensacional i mikut të

Mbërritja e Zinedine Zidane në pankinën e Juventus është një nga hipotezat që ndër vite kanë shoqëruar ambientin bardhezi dhe i kanë bërë tifozët e Zonjës së Vjetër të ëndërrojnë. Në këtë drejtim, një nxitje të re të zërave e ka shkaktuar zbulimi i një miku të ngushtë të trajnerit francez, i raportuar nga Sport1 (kanali televiziv gjerman).

"ZIDANE DO TË KTHEHEJ TE JUVENTUS EDHE NË KËMBË"

"Zidane do të kthehej te Juventus edhe në këmbë - ka thënë i besuari i trajnerit për Sport 1 -. Ai do të drejtonte vetëm bardhezinjtë, kombëtaren franceze ose Bayern Munich. Ai sigurisht që nuk dëshiron të shkojë në Angli. Zidane e sheh Bayern si Real Madrid: një institucion, një klub me një të kaluar të madhe dhe kushte të shkëlqyera pune. Dy klubet janë shumë të ngjashme në mënyrën e tyre të punës. Kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë trajner atje".

Lexo më tej: Bayern Munich vendosi, Tuchel do të largohet pa u mbyllur kontrata: palët kanë arritur akord miqësor

"NUK I LË ASGJË RASTËSISË"

“Zidane punon si një trajner gjerman – vazhdon intervista – ai është i orientuar drejt objektivave të tij, i strukturuar dhe jashtëzakonisht i fiksuar pas detajeve. Nga ky këndvështrim ai do të ishte shumë i lumtur, por nëse Bayern dëshiron të nënshkruajë me të duhet t'i japë atij fuqi sportive dhe të plotësojë kërkesat e tij. Ai është shumë ambicioz dhe e vë suksesin para çdo gjëje, nuk i lë asgjë rastësisë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33