Flash

Bayern Munich vendosi, Tuchel do të largohet pa u mbyllur kontrata: palët kanë arritur akord miqësor

Lapsi.al 21 February 2024
Bayern Munich vendosi, Tuchel do të largohet pa u mbyllur kontrata:
Thomas Tuchel dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Palët arritën një marrëveshje miqësore në orët e fundit dhe njoftimi u bë nga klubi paraditen e sotme. "Ne kemi rënë dakord që do t'i japim fund marrëdhënies sonë të punës në fund të këtij sezoni. Deri atëherë, sigurisht që do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem me stafin tim teknik për të arritur suksesin maksimal", komentoi ish-tekniku i Chelsea. Xabi Alonso është ëndrra e klubit më të suksesshëm në Gjermani, por duhet mundur konkurrenca e Liverpool. Gjithashtu në listë janë Antonio Conte, Zinedine Zidane dhe José Mourinho. Asnjë ndryshim në pankinë deri në qershor. Kjo është linja e zgjedhur nga Bayern Munich i cili para revolucionit të mundshëm të verës do të vazhdojë me Tuchelin pavarësisht si do të shkojë në Champions League. Trajneri gjerman është i shkarkuar edhe pse i sigurtë deri në fund të këtij sezoni. Kontrata e tij me bavarezët sidoqoftë do të mbyllet një vit para kohe.

SQARIMI I DREESEN

"Gjatë një diskutimi të hapur dhe të thelluar, ne kemi arritur në vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet tona të punës në verë. Qëllimi ynë është të ndjekim një drejtim të ri futbollistik me një trajner të ri për sezonin 2024/25," tha CEO i Bayern Jan-Christian Dreesen -. Deri atëherë, çdo individ i klubit është i ftuar shprehimisht për të arritur maksimumin e mundshëm në Champions League dhe Bundesligë. Edhe, në këtë kuptim, e konsideroj përgjegjës ekipin. Veçanërisht në Champions League, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë me Lazion, jemi të bindur se do të arrijmë në çerekfinale me një Allianz Arena të mbushur plot dhe me tifozët tanë që na ndjekin”.

MË KEQ SE NAGELSMANN

Tuchel, i cili mori drejtimin e ekipit nga Nagelsmann më 24 mars 2023, ka një kontratë deri më 30 qershor 2025. Por tekniku, në pankinën e Bayern, nuk ka arritur të arrijë rezultatet e dëshiruara. Pasi fitoi Bundesligën më shumë falë vetëvrasjes sportive të Borussia Dortmund sesa për meritat e tij, Tuchel humbi Superkupën e Gjermanisë dhe doli para kohe në Kupë kundër modestëve të Saarbrücken. Ata janë aktualisht në vendin e dytë në kampionat, 8 pikë pas Leverkusen, me shpresat e tyre për fitoren përfundimtare të reduktuara ndjeshëm. Megjithatë, në Champions League kanë ecur mirë, deri në humbjen në Olimpico kundër Lazios në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions.

NJOFTIMI I BAYERN

 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33