Flash

L'Equipe demaskon lojën e dyfishtë të Al-Khelaifi: "Projektonte 'Bohr'... me armikun Agnelli"

Lapsi.al 20 February 2024
L'Equipe demaskon lojën e dyfishtë të Al-Khelaifi:

Pronari i Paris Saint Germain Nasser Al-Khelaifi ka qenë gjithmonë një nga kundërshtarët më të zjarrtë të projektit të Super League të orkestruar nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. Sipas asaj që u zbulua nga L'Equipe, megjithatë, 6 muaj përpara nisjes së kompeticionit fantazëm, sipërmarrësi katariot po planifikonte lindjen e një lige të re, i ndihmuar nga ish-numri 1 i Juventus, Andrea Agnelli dhe me mbështetjen e UEFA-s.

Projekti madje kishte një emër të koduar që të sjell ndërmend filmat klasikë të spiunazhit: "Bohr", sipas Niels Bohr, fizikanit danez që punoi për bombën atomike.

"PLANI BOHR" I AL-KHELAIFI E AGNELLI

Financial Times, janarin e kaluar, e përmendi këtë projekt për herë të parë. Tani L'Equipe, pasi pati akses në një dokument konfidencial prej rreth tridhjetë faqesh në të cilin janë paraqitur rreshtat dhe plani industrial, zbuloi të gjitha detajet: "Duke marrë parasysh nivelin e zhvillimit të këtij versioni, duket qartë se kjo punë përgatitore nuk ka përfunduar brenda pak ditësh”, shkruan gazeta franceze. “Sipas informacioneve tona, Al-Khelaïfi dhe ekipet e tij janë kujdesur për pjesën financiare, Agnelli për qeverisjen”.

Lexo më tejSuper League kërcënon UEFA-n për bllokimin e projektit: gati padia për mbi 3 miliardë euro

Pastaj L'Equipe ngre pyetjen: "Nëse sot PSG paraqitet, së bashku me Bayern Munich, si kreu i opozitës së Super League së bashku me UEFA-n, për çfarë arsye u përpoq të fillonte një projekt ekuivalent?", ndoshta duke nënkuptuar një lidhje me faktin se Al-Khelaifi tani është president i ECA-s. "Sipas disa burimeve ai hoqi dorë nga të qenit pjesë e saj sepse i konsideronte shumat e premtuara të pamjaftueshme. A po shpresonte ai për një fitim më të mirë me projektin e tij? A ka negociuar ai hyrjen në UEFA siç mendojnë disa? Një gjë është e sigurt: drejtuesit parisien nuk kanë qenë gjithmonë një kundërshtar i ashpër i Super League...”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33