Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Camaño, menaxheri i Lautaro Martinez flet hapur: "Këtu është i lumtur, nuk mendoj për çfarë mund të ndodhë"

Lapsi.al 20 February 2024
Camaño, menaxheri i Lautaro Martinez flet hapur: "Këtu

Alejandro Camaño kthehet të flasë për Lautaro Martinez, të tashmen dhe të ardhmen e tij: "Çfarë thotë ai për Inter? Ai është shumë i lumtur - ishin fjalët e menaxherit të sulmuesit zikaltër për As -. E vetmja gjë që ai më thotë është: "Ndihem shumë mirë, ndihem shumë mirë". Inter është një ekip për të cilin paguan me dëshirë për ta parë në stadium ose në TV. Ka një lojë të përcaktuar, moderne, me një identitet shumë të qartë dhe një skuadër të kompletuar. Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer, meriton të gjitha elozhet e këtyre muajve".

Më pas u fol për transferimin e dështuar të Lautaro Martinez te Atletico Madrid në vitin 2018. Praktikisht gjithçka ishte kryer, para lëvizjes së Ausilios që e rrëmbeu atë nga Colchoneros: "Unë nuk isha në atë kohë, por sot mund të them se në të mendjen e tij është vetëm Inter. Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij, është shumë i përfshirë, është kapiten. Ai nuk mendon për atë që ka ndodhur, as çfarë mund të ndodhë. Ai kurrë nuk më ka folur për këto gjëra dhe është krenari që përfaqësoj një person me vlerat e tij”.

Camaño më pas u ndal te cilësitë e klientit të tij: “Lautaro ka qenë gjithmonë i aftë për golat, por sot kontribuon edhe në lojë. Ai jep asiste, depërtime, qetësi në kuadrin e një ekipi me një identitet që funksionon shumë mirë. Evolucioni i tij përkoi me atë të Inter. Me ardhjen e teknikut Inzaghi ata e përmirësuan shumë lojën. Lautaro është pjekur përkrah kampionëve që janë në skuadër por edhe në kombëtare. E bukura është që është 26 vjeç, ai ende nuk e ka arritur kulmin e karrierës së tij".

FINALJA E HUMBUR

Në fund, edhe një mendim për finalen e humbur kundër Manchester City: "Në Napoli këndojnë: 'Unë pashë Maradonën'. Unë në vend të kësaj pashë Interin. Ata luajtën një finale mbresëlënëse, ata mund të ishin bërë kampionë europianë. Kjo është një burim krenarie, por nuk mendoj se lojtarët janë të befasuar. Në klub janë të sigurtë se do të luajnë çdo turne për ta fituar atë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33