Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Mazzarri shkarkohet nga Napoli, vjen Calzona: "E dhimbshme të heq një mik"

Lapsi.al 19 February 2024
Mazzarri shkarkohet nga Napoli, vjen Calzona: "E dhimbshme të heq

Aurelio De Laurentiis ka shkarkuar nga pankina e Napolit teknikun Ëalter Mazzarri. Pas një tjetër gabimi ndaj Genoa, pronari i të kaltërve ka zgjedhur të ndryshojë sërish. Tekniku toskan zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në Castel Volturno dhe më pas u largua nga qendra sportive me fytyrë të errët, pa bërë asnjë deklaratë dhe duke firmosur vetëm disa foto për tifozët. Trajneri i ri i Napolit është Francesco Calzona, të cilin presidenti i Napolit e ka takuar pasdite në një hotel buzë detit. Për trajnerin aktual të Sllovakisë, i cili do të mbajë rolin e dyfishtë me miratimin e federatës, kontratë deri në qershor. Debutimi i tij në pankinë do të jetë të mërkurën në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League në Maradona kundër Barcelonës.

SHPJEGIMI I DE LAURENTIIS

Ish-ndihmësi i teknikut Sarri dhe Spalletti nesër do të drejtojë seancën stërvitore të zhvendosur në orën 14:00 në vend të orës 11:00 (me sa duket për t'i dhënë kohë për t'u përgatitur). Calzona ka gati një kontratë tre mujore, ndërsa nënshkrimi duhet të arrijë në mbrëmje. Megjithatë, prezenca e Marek Hamsik, kampionit historik të Napolit, në stafin e ri nuk është konfirmuar ende. “Nuk munda të flisja me Marek sot, por dje ai më tha se ishte shumë i intriguar nga ideja për t'u rikthyer për të punuar për këtë klub për të cilin gjatë viteve i ka thënë jo klubeve të mëdha si Milan dhe Juventus”, deklaroi De Laurentiis.

"Mazzarri është një mik i familjes dhe është gjithnjë e dhimbshme të shkarkosh një mik. E falenderova edhe për disponibilitetin e tij për të ardhur në ndihmë në një momentin tonë të vështirë. Napolit e tifozëve të tij, në të vërtetë, duhet të arrish t'i japësh gjithnjë diçka më shumë".

RIKTHEHET SINATTI

Në staf do të përfshihet gjithashtu Francesco Sinatti, i rikthyer si përgatitës atletik. Sinatti, i cili i tha lamtumirë kampanëve verën e kaluar me ardhjen e Rudi Garcia, ka marrë autorizimin zyrtar nga FIGC për të mbuluar rolin e dyfishtë, me klubin kampion italian dhe me kombëtaren e Spallettit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33