Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

E bujshme, shkarkohet nga detyra Julian Ahmataj: Tirana e ka gati trajnerin e ri

Lapsi.al 19 February 2024
E bujshme, shkarkohet nga detyra Julian Ahmataj: Tirana e ka gati trajnerin e ri

Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Humbja në derbi i ka kushtuar pankinën elbasanasit, që mori ekipin në nëntor, pas largimit të Orges Shehit. Megjithatë ky nuk është fundi i raportit mes Ahmataj dhe Tiranës, sepse 44 vjeçari do të marrë tani detyrën e Drejtorit Sportiv. Tirana, ndërkohë, ka gati edhe emrat që do ta zëvendësojnë në pankinë: Erbim Fagu e Erjon Xhafa.

E pakuptimtë një lëvizje në këtë moment, pikërisht përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me Teutën. Ahmataj doli para mediave, në konferencën për shtyp, qartësisht në padijeni të zhvillimeve të këtyre orëve: "Skuadrat në këtë kampionat janë në të njëjtin nivel dhe i zgjidhin episode, duhet të bëjmë më pak gabime. Tirana ka vetëm një objektiv të vetëm, është titulli, edhe Kupa është objektiv i sezonit”, tha Ahmataj.

Ahmataj nuk mundi kurrë t'i jepte vazhdimësi rezultateve të bardhebluve. Kundër teknikut veproi edhe janari, me merkaton hyrëse të bllokuar, ndërsa në dalje klubi transferoi 4 lojtarë, duke e lënë pa alternativa teknikun. Ahmataj e lë Tiranën në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë pas dyshes Partizani e Vllaznia e me Dinamon që e kërcënon pas shpine.

Lexo më tejVideo/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon 'Final Four'

ÇFARË DO TË NDODHË TE TIRANA?

Ahmataj tani do të veprojë në rolin e Drejtorit Sportiv, pozicion i mbetur bosh që nga largimi i Tefik Osmanit për të Vllaznia. Zgjidhja për të qenë kursimtarë edhe në këtë situatë, është e brendshme me Erbim Fagun që punon me moshat bardheblu apo me Erjon Xhafën që punoi me bardheblutë si asistent i Ardian Memës dhe Emanuel Egbo. Kushdo të ulet në pankinën kryeqytetase do të jetë trajneri i tretë në këtë sezon, me Tiranën që komplikon gjithnjë e më shumë situatën e saj drejt objektivave sezonalë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33