Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Rekordin, Coronado e vendos në aeroport: mesfushori largohet nga Arabia për në Brazil me 48 valixhe

Lapsi.al 19 February 2024
Rekordin, Coronado e vendos në aeroport: mesfushori largohet nga Arabia

Ish-lojtari i Palermos, Igor Coronado, po zhvendoset në vendlindje, por nuk i pëlqen të udhëtojë lehtë. Madje kaq është pak të thuhet, sepse futbolliti mund të ketë vendosur një rekord të vërtetë, për një burrë. Për fluturimin përtej oqeanit, 30-vjeçari u shfaq në aeroportin e Jeddah me 48 valixhe. Numri impresionues i çantave ranë menjëherë në sy të gjithëkujt që ishte në aeroport. Pasi kaloi tre sezone te AI-Ittihād, Igor Coronado largohet nga Saudi Pro League dhe është gati t'i bashkohet Brazilit të tij të dashur, me destiancion Corinthians.

Lexo më tejBenzema bëhet një cështje shtetërore: fondi PIF bllokon largimin e tij nga Arabia

Lojtari i datëlindjes 1992 do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin historik paulist. Coronado ishte larguar nga vendlindja në moshën dymbëdhjetë vjeçare, duke ndjekur ëndrrat e futbollit ndërkombëtar. Sidoqoftë, ai nuk e kishte menduar se do të ishte protagonist absolut në largimin nga Arabia. Skena kurioze që e pa atë të zënë në aeroportin e Jeddah ngjalli të qeshura te shumë tifozë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33