Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Video/ Fantastike, Dudaev kampion Europe për Shqipërinë, Abakarov tenton medaljen e artë nesër

Lapsi.al 17 February 2024
Video/ Fantastike, Dudaev kampion Europe për Shqipërinë, Abakarov
Performancë monumentale e dy mundësve që garojnë për Shqipërinë, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov. Në peshën 65 kg Dudaev është shpallur kampion Europe në kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Të njëjtën arritje ka mundësi ta përsërisë mundësi tjetër kuqezi Abakarov, që do të garojë në finalet e peshës 61 kg. Dudaev ka fituar pak më parë në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg përballë rusit Gadzhimurad Rashidov. Një ndeshje shumë e fortë, në të cilën mundësi kuqezi ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1. Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, ndërsa tani pritet me ankth nesër edhe Abakarov. Abakarov ka siguruar finalet e Kampionatit Europian të Mundjes, duke fituar radhazi tre ndeshjet e tij që i siguruan minimalisht medaljen e argjendtë. Sidoqoftë, nesër, në peshën 61 kg, mundësi kuqezi do të tentojë medaljen e artë në stilin e lire. Lexo më tejMundësi shqiptar, kampion bote në Beograd: Abakharov mposht amerikanin e feston me flamur Abakarov mundi në ndeshjen e parë moldavin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin e pastër 9-0. Ndeshja e dytë, ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze ishte më e luftuar, por mundësi ynë trimfoi 7-5. Në ndeshjen e tretë, pastaj, atë që i siguroi finalen, nuk pati histori. Abakarov dominoi 10-0 gjermanin Niklas Stechele.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33