Flash

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Në Angli të sigurtë: Xabi Alonso trajneri i ardhshëm i Liverpool, ka miratimin e Klopp

Lapsi.al 17 February 2024
Në Angli të sigurtë: Xabi Alonso trajneri i ardhshëm i

"Xabi Alonso po bën një punë të jashtëzakonshme. Gjenerata e re e trajnerëve është tashmë këtu dhe do të thoja se Xabi është një nga më të mirët. Ai është një ish-lojtar i klasit botëror që ka punuar me trajnerët më të mirë dhe kjo gjithmonë ndihmon pak. E pastaj ai ishte trajner që kur luante. Futbolli që ai shpreh, skuadrat që ndërton dhe blerjet që ka bërë janë absolutisht të jashtëzakonshme". Edhe Jurgen Klopp e konsideron teknikun aktual të Bayer Leverkusen si zëvendësuesin e tij ideal.

Pankina e Liverpool duket se ka gjetur njeriun e duhur për të çuar përpara projektin e teknikut që fitoi gjithçka me Reds, duke u ofruar për më tepër një futboll dallues dhe spektakolar. Klopp vendosi të ndalonte dhe drejtuesit menduan menjëherë të kontaktojnë një ish-yll të klubit, i cili është bërë ndërkohë një nga trajnerët më të vlerësuar në Evropë. Xabi Alonso e çoi Leverkusen nga fundi i Bundesligës në krye në vetëm 16 muaj. Basku ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe po dominon kampionatin gjerman pas suksesit 3-0 të kampionit në fuqi, Bayern Munich.

Futbolli i tij di të kombinojë momentet e spektaklit të pastër me efektivitetin më shumë se bindës në fazën e mbrojtjes. Kështu ka befasuar, për shembull, skuadrën e Tuchel në përplasjen direkte. Liverpooli preferoi të fokusohej tek një trajner i ngjashëm me Klopp në disa koncepte. Rrëmbimi i tij nga Bayer duket më pak i vështirë sesa pritej duke qenë se në kontratën e tij, siç raportohet nga Bild, ekziston një klauzolë që do t'i lejonte atij të lirohej, por vetëm nëse pranon ofertën e klubeve ku ka luajtur: Liverpool, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33