Flash

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Gaboi në derbi, Halili i tregon pankinën Abdullahut: "Këtë javë ndryshimi nis nga porta"

Lapsi.al 16 February 2024
Gaboi në derbi, Halili i tregon pankinën Abdullahut:

“Unë vazhdoj të kem besim te skuadra. Besoj se e pamë të gjithë, ne pësuam gol nga një episod. Derbi është derbi kaq luhet, për një gol luhet. Duhet të shikojmë rastet e krijuara dhe të humbura, sot ato ishin kundër nesh". Refik Halili përtypet hidhur pas përmbysjes së Tiranës së tij nga Partizani në derbi. Presidenti i bardhebluve nuk e ka kapërcyer dot gabimin e bërë nga portieri Abdullahu dhe lajmëron uljen e tij në pankinë: "Ne do vazhdojmë rrugën që kemi nisur, pavarësisht se kemi pësuar shumë gola. Shpresojmë që nga java në javë ta sistemojmë këtë gjë. Këtë javë do fillojë ndryshimi nga porta. Duhet të bëhet një farë ndryshimi, shpresojmë të na kthehet dhe portieri Selmani".

Halili e vazhdoi konceptin e tij, duke folur madje si trajner: "Do kemi më shumë siguri në mbrojtje. Portierët e rinj janë e ardhmja jonë, në të ardhmen shpresojmë të bëjnë më mirë. Skuadra ka goxha brumë brenda. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe kampionati shqiptar. Në javët e ardhshme 100 % do të kemi ndryshime dhe do të ecim përparpara. Nuk po flas për formulën, është diçka që është bërë, shikojmë çdo bëhet në të ardhmen. Do të jemi 100 % pjesë e katërshes”, u shpreh Halili.

RAMA THUMBON TIRANËN: "FINAL 4 NUK ËSHTË I MBYLLUR"

"Kishte diferenca në fushë. Pashë një ekip që diti të luante, të kontrollonte, por edhe të vuante, në momentin e shtyllës së Lushkjas. Mund ta mbyllnim ndeshjen edhe më shpejt". Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, ngre në piedestal skuadrën e tij pas fitores 2-1 në derbi. Ai përgëzon trajnerin dhe i jep komoditetin e kohës: "Besoj që formula e këtij kampionati të jep mundësinë që të rritesh. Me ndërrimin e trajnerit kemi filluar rrugëtim të ri. Duhet t’i japim kohë që ekipi të asimilojë idetë e veta".

Lexo më tej"Shkrova edhe unë historinë". Shehi në ekstazë pas triumfit kundër ish-skuadrës së tij, Ahmataj: "U rrëzuam"

Në fund, edhe një konstatim cinik ndaj Tiranës, që për Ramën nuk e ka shumë të sigurtë vendin në Final Four: "Vllaznia ka një rritje, nuk e shikoj Tiranën në gjendje optimale. Jam kurioz të shoh Dinamon, mund të ketë surpriza, nuk e shikoj të mbyllur me këto 4 skuadra”, u shpreh Olsi Rama.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33