Flash

Allegri, xhaketa e flakur, misioni në Madrid e 405 pankina me Juventus: "Njeri e trajner me fat"

Lapsi.al 16 February 2024
Allegri, xhaketa e flakur, misioni në Madrid e 405 pankina me Juventus:

Massimiliano Allegri kundër Udinese preku arritjen prestigjioze prej 405 pankinash në krye të Juventus, duke barazuar Marcello Lippi. Tekniku aktual i bardhezinjve është tashmë në vendin e dytë të përgjithshëm, pas Giovanni Trapattoni. Klubi bardhezi e nderoi atë me një intervistë, të ndikuar nga pyetjet dhe komplimentet e shumë lojtarëve të tij nga e kaluara dhe e tashmja.

I pari që ndërhyri ishte Giorgio Chiellini, i fundit Mario Mandzukic. "Zakonisht hamendësojmë formacionet e të tjerëve, shpresojmë të marrim me mend tonën se është më e rëndësishme. Kam pasur kënaqësinë dhe nderin të stërvis kampionë të mëdhenj, por mbi të gjitha burra - deklaroi Allegri -. Në fund kampionatet dhe fitoret e mëdha janë arritur falë burrave. Sa herë që flas me ta emocionohem, ata kanë bërë historinë e Juventus dhe kombëtares. Unë e konsideroj veten një njeri me fat dhe një trajner me fat. Të jesh në kontakt me kampionë të mëdhenj është një privilegj që pak e kanë".

Chiellini kujtoi se si Allegri ishte i vetmi që besonte në rikthimin e mundshëm në Champions kundër Real Madrid pas 0-3 në Torino. Në kthimin në Bernabeu, bardhezinjtë pasi shënuan tre herë, pësuan golin që kualifikoi Real në kohën shtesë. Një penallti shumë e kontestuar nga Buffon e Benatia. "Atë mbrëmje hyra i qetë, e dija që skuadra mund të përmbyste rezultatin - kujtoi ai -. Kështu ishte, por mungoi pjesëza e fundit. Ndoshta duhet të kisha bërë një zëvendësim më shpejt. Koha shtesë ishte një hap larg".

Atë herë në Carpi, Allegri u inatos me skuadrën. “Gjithmonë u kam thënë djemve se duhet të fitojnë ndeshje. Këtë e kam mësuar që kur erdha te Juventus, duke kujtuar fjalët e Gianluca Vialli. Nuk ka të bëjë aq shumë me barazimin, donin të më prishnin Krishtlindjen”.

Në lidhje me Champions League. "Kam luftuar shumë. Juventus ka humbur shtatë finale? Jo, ka luajtur nëntë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Të fitosh më shumë do të ishte më mirë. Kur i kujton dhe shikon ato momente, do të thotë të kesh bërë më të mirën. Ne jetojmë për të luajtur ato ngjarje që të japin emocione të çmendura dhe adrenalinë".

Lexo më tej: Video/ Juventus dorëzon titullin, humbet edhe me Udinese: Giannetti e mban -7 nga Inter

Elozhe të mëdha për Danilo. "Danilo është një lojtar me të cilin jam duke punuar. Ai është një djalë me të vërtetë i artë. Ai është lideri i kësaj skuadre, duket diferenca që ka luajtur te Real Madrid. Ai është një njeri me me peshë dhe një nivel shumë i lartë."

Rritja e Rabiot. “Kur mbërriti folëm me njëri-tjetrin dhe pastaj u largova. Ai është rritur shumë si njeri dhe është pjekur. Vitin e kaluar bëri një kampionat të jashtëzakonshëm dhe këtë vit po përsëritet. Është bërë edhe pikë referimi brenda dhomës së zhveshjes”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33