Surprizat nuk munguan edhe në katër ndeshjet e mbrëmjes së vonë në Conference League. Betis humbi 1-0 ndaj Dinamo Zagreb me penalltinë e Petkovic që vendosi ndeshjen në Sevilje. Ajax, ndërkohë, shmangu në mënyrë sensacionale humbjen me Bodo/Glimt. Norvegjezët shpenzuan avantazhin 0-2 të arritur me dygolëshin e Gronbaek dhe u arritën në kohën shtesë nga van den Boomen (penallti) dhe Berghuis. Maccabi Haifa rrëmben raundin e parë duke mposhtur Gent 1-0 me golin e Pierrot, ndërsa u mbyll 0-0 mes Servette dhe Ludogorets.
Knockout Round Play-offs Conference League
Ajax 2-2 Bodo/Glimt
Maccabi Haifa 1-0 Gent
Real Betis 0-1 Dinamo Zagreb
Servette 0-0 Ludogorets Razgrad