Flash

Video/ Loftus-Cheek e Leao, tris i Milan ndaj Rennes: Qarabag surprizues, edhe Xhixha në fushë

Lapsi.al 15 February 2024
Video/ Loftus-Cheek e Leao, tris i Milan ndaj Rennes: Qarabag surprizues, edhe

Janë mbyllur ndeshjet e para të playoff në Europa League, me katër ndeshjet e mbrëmjes së vonë. Milan hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit, duke shpartalluar 3-0 Rennes me dygolëshin e Loftus-Cheek e golin e Leao. Fitore e madhe e Qarabag, që shkoi të fitonte 2-4 në Portugali kundër Bragës. Sukses edhe për Benfica, ndonëse ngushtësisht ndaj Toulouse. Barazimi i vetëm ishte ai 0-0 mes Lens e Freiburg.

MILAN - RENNES 3-0

Mbrëmje madhështore për Milan që mundi Rennes 3-0 në San Siro në ndeshjen e parë të play-off të Europa League. Pasi Leao goditi traversën në fillim të ndeshjes, kuqezinjtë ruajtën kontrollin e lojës. Skuadra e teknikut Pioli zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32' me një goditje me kokë të Loftus-Cheek. Anglezi u përsërit, sërish me kokë, në fillimin e pjesës së dytë pas zhvillimeve të një goditje nga këndi (47'). Gjashtë minuta më vonë pastaj ishte Leao (53') që kompletoi trisin në bashkëpunim me Hernandez. Ndeshja e kthimit më 22 shkurt në Rennes.

BENFICA-TOLOUSE 2-1

Heroi në da Luz është Di Maria, i cili me dy penallti në pjesën e dytë i dha fitoren portugezëve të Benfica 2-1 ndaj Toulouse. Gjithçka ndodhi pas pushimit. Në minutën e 68', Fideo shënoi goditjen e parë nga pika e bardhë për t'i dhënë epërsinë lojtarëve të Schmidt. Por 1-0 zgjati vetëm 7 minuta, sepse Desler barazoi pas një asisti të Dallinga, duke e bërë rezultatin 1-1. Finalja ishte krejtësisht kaotike. Brenda pesë minutave, Mawissa Elebi mori dy kartonë të verdhë, duke lënë francezët në inferioritet numerik dhe pasoja ishte penalltia e dytë, e kthyer sërish në gol nga Di Maria në minutën e 98'. Delir në da Luz dhe 2-1 për Benfica, që tani do të jetë në gjendje të luajë për dy rezultate nga tre në tokën franceze. Në fakt, edhe një barazim do të çonte në kualifikimin e portugezëve.

BRAGA-QARABAG 2-4

Rezultati më i bujshëm vjen nga Portugalia, por nuk është një lajm i mirë për Braga, që është pothuajse jashtë. Humbja e pabesueshme 4-2 në shtëpi ndaj Qarabag ishte tronditëse. Azerbajxhanasit kaluan përpara në minutën e 21' falë penalltisë së Jankovic. E pas barazimit 1-1 falë golit të Banza, në pjesën e dytë Qarabag fundosi goditjen. Zoubir (54'), Benzia (65') dhe Juninho (69') i dhanë azerbaixhanasve avantazhin e trefishtë. Në fushë, në fundin e kohës së rregullt u aktivizua edhe Redon Xhixha. Në shtesë pastaj, me penallti Moutinho shkurtoi distancën, duke i dhënë një minimum shprese portugezëve të Braga. Sidoqoftë, ata duhet të realizojnë një sukses të vërtetë për të fluturuar në 1/8 e Europa League.

Lexo më tej: Video/ Sporting me një këmbë në 1/8 e Europa League: rezultate impresionuese në ndeshjet e tjera

LENS-FREIBURG 0-0

I vetmi playoff pa gola i ditës erdhi nga Franca dhe Lens, ku përfundoi 0-0 midis verdhekuqve dhe Freiburg. Francezëve në fakt, rreth 15 minuta nga fundi, iu anulua goli i Haidara për pozicion jashtë loje. Kështu, 0-0 nuk ndryshoi deri në fund. Gjithçka shtyhet për ndeshjen e kthimit në 22 shkurt në Gjermani: kush fiton kalon.

Europa League Knockout Round Play-offs

AC Milan 3-0 Rennes

Benfica 2-1 Toulouse

Lens 0-0 Freiburg

SC Braga 2-4 Qarabag FK

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33