Flash

Tare, mesazh për presidentin Lotito: "Asnjë inat për largimin nga Lazio, ishte zgjedhja ime"

Lapsi.al 15 February 2024
Tare, mesazh për presidentin Lotito: "Asnjë inat për

Asnjë mëri nga ana e ish-drejtorit sportiv Igli Tare, i cili vendosi të largohej verën e kaluar nga Lazio. Tare kaloi në Romën bardhekaltër 18 vite, fillimisht si futbollist dhe më pas si drejtues. Një zgjedhje që kishte shkaktuar shumë diskutime, por që ishte rezultat i një vendimi ekskluziv të ish-futbollistit shqiptar, siç shpjegohet në një intervistë të tij për Radio Serie A.

"Në fillim ishte e çuditshme, tani po mësohem me të. Mundohem t'i mbush ditët e mia duke njohur më mirë kampionatet e tjera, duke përjetuar vende, stadiume dhe klube nga afër për të zbuluar mentalitetin e tyre. Nuk kam asnjë mëri që u largova nga Lazio. Ishte një dëshirë e imja. Lazio do të mbetet dicka e vecantë që do ta mbaj gjithmonë brenda vetes. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Me kalimin e viteve kuptova që cikli im kishte përfunduar, koha e duhur kishte ardhur për t'u larguar - nënvizoi Tare -. Respekti ndaj klubit dhe tifozëve ishte aq i madh sa doja të largohesha sa isha në majë. Ishte një zgjedhje e dhimbshme, por tani ndihem i rikarikuar. Do të jem gjithmonë një tifoz i Lazio".

Lexo më tejFOTO/ Igli Tare, 18 goditje të mëdha në 18 vjet te Lazio: nga parametra zero te 18mln më i shtrenjti

Më pas, Tare tregoi edhe kohët kur e mori vendimin e vështirë: "Vitet e fundit kam parë rritjen e klubit, ky ishte qëllimi im. Kuptova që mundësitë nuk ishin më të njëjta, pritshmëritë ishin gjithnjë e më të larta. Doja të largohesha në kohën e duhur, pikërisht për shkak të lidhjes së fortë që kam me Lazio”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33