Flash

Hakmarrje, sfidë e inate, luhet derbi Partizani-Tirana: përplasen katër të parat, por edhe katër të fundit

Lapsi.al 16 February 2024
Hakmarrje, sfidë e inate, luhet derbi Partizani-Tirana: përplasen

Partizani kundër Tiranës, në derbin kryeqytetas, që merr gjithë vëmendjen e kampionatit, në vigjilje të  javës së 24 të tij. Në fakt, e veçanta e kësaj jave të Superiores është fakti që katër skuadrat e zonës Final Four përplasen me njëra-tjetrën. E njëjta gjë ndodh edhe me katër skuadrat që mbyllin renditjen, duke i bërë shumë me peshë rezultatet që do të prodhojnë sfidat.

Sfida mbijetesë do të luhet mes Teutës e Kukësit në Niko Dovana dhe është e para që ngre siparin e javës. Dy skuadrat ndahen vetëm nga dy pikë dhe zona e shpëtimit për momentin është 5 pikë larg. Të premten në orën 16 për Edi Martinin e Emiljano Çelën gabimet nuk lejohen.

Lexo më tejMungesë ekuilibri, ofensivë, por lejojnë shumë: ja si vijnë Partizani e Tirana në derbin kryeqytetas

Partizani, i dyti, në shoqërinë e Vllaznisë, pret po të premten, por në orën 19 bardheblutë e vendit të katërt që ndjejnë rrezikun e Dinamos. Një ndeshje që për të dy formacionet, përvec krenarisë së zotërimit të kryeqytetit, shihet edhe si një pikë kthese për të ndryshuar trendin e rezultateve zhgënjyese të këtij fillim-viti. Shehi kundër Ahmatajt, si për t'i shtuar më tepër djegës derbit më të nxehtë në vend, me 46 vjecarin e Partizanit, për herë të parë kundërshtar me ish-skuadrën e tij, nga ku u zëvendësua pikërisht nga elbasanasi.

SUPERIORE, JAVA E XXIV

16/02/24

Teuta       16 : 00 Kukësi

Partizani 19 : 00 Tirana

17/02/24

Laçi          13 : 30 Dinamo

Erzeni      13 : 30 Skënderbeu

Vllaznia   17 : 00 Egnatia

Në Loro Boriçi, të shtunën, Vllaznia do të presë kryesuesit e Egnatias, si një demostrim force, me shpresën për të parakaluar Partizanin, por edhe për të ngushtuar hendekun prej 11 pikësh që i ndan me rrogozhinasit. Të interesuar për këtë sfidë janë edhe Laçi e Dinamo, dy ekipe që aspirojnë të përfshihen në garën për një vend në katërshe, por që duhet të bëjnë llogaritë fillimisht në ndeshjen mes tyre. Josa sapo ka ndalur Egnatian në shtëpinë e kryesuesve, ndërsa Mehmeti ka shijuar fitoren e parë në një derbi këtë sezon, duke mundur kampionët në fuqi të Partizanit, kështu që morali është në majë për të dy.

Ndeshje për të mos u humbur ndërkohë ajo mes Erzenit e Skënderbeut, me shijakasit e Bejzades që nuk duan të humbasin kontaktin me zonën e shpëtimit, për momentin 5 pikë larg. I kundërt misioni i Gvozdenovic, që me një fitore do të kishte shumë siguri.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33