Flash

Arianna Mihajlovic: "Bolonja e ka paguar Sinisan edhe pas ndarjes nga jeta"

Lapsi.al 16 February 2024
Arianna Mihajlovic: "Bolonja e ka paguar Sinisan edhe pas ndarjes nga

Lazio-Bologna është planifikuar për të dielën, një ndeshje thelbësore në kërkimin e një vendi në Evropë. Por mbi të gjitha ajo është ndeshja për Sinisha Mihajlovic, i cili u nda nga jeta pak më shumë se një vit më parë. Nga rreshtat e ‘Il Messaggero’, bashkëshortja e tij Arianna Mihajlovic njoftoi rikthimin e saj në stadium për herë të parë pas tragjedisë. E me këtë rast ajo zbuloi edhe gjestin e madh të klubit emilian pas shkarkimit të bashkëshortit të saj disa javë para vdekjes.

"Sinisa nuk e priste dhe kishte mbetur shumë keq për këtë, në fund të fundit edhe e kishte thënë. Ai kurrë nuk do të jepte dorëheqjen, ai donte të vazhdonte sepse dëshira e tij për të luftuar ishte unike - shpjegoi gruaja e sih-teknikut -. Bolonja zgjodhi një tjetër rrugë dhe nuk mund të gjykoj. E respektuan pagën e burrit tim deri në skadimin e kontratës. Një gjest i jashtëzakonshëm, që në një moment konfuzioni më dha njëfarë sigurie. Presidenti Saputo, Bergamini, Fenucci, Marchetti, Di Vaio: askush nuk më harroi, një klub i veçantë dhe një qytet i veçantë. Edhe me Sabatinin kishte një raport fantastik”.

Lexo më tej: Një vit pa Mihajlovic, gruaja, Arianna, tregon momentet e fundit të Sinishës: "Nuk i thashë se po vdiste"

TERAPI ME PSIKOLOG

Arianna rrëfeu me zemër të hapur dhe foli se sa e vështirë ishte të kapërcesh dhimbjen dhe të jetosh me të, sepse ajo vdekje ishte një sprovë, një udhëtim në Ferr, pa kthim: "Profesionisti që iu drejtova në një moment të caktuar më tha: 'Arianna ose ngrihu e jeto për vete dhe fëmijët e tu, ose lëshohu dhe ik si Sinisa'. Fraza të forta, që më tronditën dhe më kujtuan se kush jam. Vij nga periferia, kam pasur një palestër jete shumë të rëndë dhe sot mbledh frytet e asaj eksperience. Nuk e mohoj, asgjë nuk është si më parë, por kam fëmijë dhe një mbesë të mrekullueshme. Vendosa të jetoj".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33