Flash

Suedia nderon Ibrahimovic: "Futbollisti ynë më i madh i të gjitha kohëve"

Lapsi.al 16 February 2024
Suedia nderon Ibrahimovic: "Futbollisti ynë më i madh i të

Zlatan Ibrahimovic do të nderohet nga Federata Suedeze e Futbollit më 8 qershor në Friends Arena në Stokholm gjatë ndeshjes miqësore që Suedia do të luajë kundër Serbisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Federata suedeze e Futbollit. "Mezi presim të falënderojmë futbollistin tonë më të madh të të gjitha kohërave - tha sekretari i përgjithshëm i Federatës Suedeze të Futbollit Andrea Möllerberg -. Do të jetë një homazh për një lojtar që kishte një rëndësi të madhe sportive për ekipin kombëtar të meshkujve, por që gjithashtu kontribuoi në një ndikim të madh pozitiv për brezat e djemve dhe vajzave të reja suedeze me prejardhje të ndryshme në futboll."

Që në fund të gushtit 2023, Federata Suedeze e Futbollit kishte njoftuar përmes menaxherit Stefan Pettersson synimin e saj për t'i bërë nderimet e duhura Ibrahimovic. Mbeti për t'u përcaktuar vetëm data, e cila tashmë është zyrtarizuar.

Lexo më tejIbrahimovic në Sanremo 2024: Amadeus i bën batutën jashtë programit për Milan, suedezi reagon keq

Me kombëtaren e tij, Ibrahimovic luajti gjithsej 122 ndeshje, në të cilat shënoi 62 gola. Paraqitja e fundit daton në 23 mars 2023 (Suedi-Belgjikë 0-3). Ndërsa këshilltari aktual i lartë i RedBird dhe Milan shënoi golin e fundit më 17 nëntor 2015, në ndeshjen kundër Danimarkës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33