Flash

Bombat e letrës i kushtojnë rëndë Inter: Curva Nord "në heshtje", asnjë flamur apo koreografi

Lapsi.al 16 February 2024
Bombat e letrës i kushtojnë rëndë Inter: Curva Nord

Bombat e letrës të hedhura drejt autobusit të bardhezinjve pas Inter-Juventus u kushtoi përjashtimin 50 tifozëve zikaltër. E megjithatë, ai veprim do të ketë pasoja indirekte për të gjithë sektorin e Curva Nord. Sonte kundër Salernitanës dhe të martën kundër Atletico Madrid ata nuk do të mund të shfaqin flamuj, koreografi apo të përdorim sisteme përforcimi zëri (megafonë dhe mikrofona), por edhe tamburë në stadium. Kështu, Inter duhet të ndjekë +10 ndaj Juventus (por e njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e Champions League kundër Colchoneros) me një pjesë të rëndësishme të tifozerisë, më të nxehtë, që do të jetë në gjendje të përdorë "vetëm" zërin dhe pankartat për të mbështetur ekipin.

Curva Nord, në një deklaratë, paralajmëroi të gjithë tifozët zikaltër: "Të dashur tifozë të Inter, na presin shumë beteja të rëndësishme. Fatkeqësisht, për shkak të ngjarjeve të fundit, në sektor nuk do të ketë flamuj, asnjë sistem mikrofonësh. E koreografia e planifikuar me Atletico nuk do të realizohet. Ne paguajmë çmimin dhe marrim përgjegjësinë e plotë për të, të jemi të qartë dhe mbi të gjitha do të sigurohemi që të mos gabojmë më”.

Lexo më tejBomba letre kundër policisë, sulmohen autobusët e juventinëve: Përjashtim për 50 tifozë të Inter

"Në dritën e kësaj, ne kemi humbur shumë djem të përkushtuar ndaj kauzës, por kjo duhet të na japë forcën për t'u bashkuar dhe për të ecur përpara së bashku. Secili prej nesh duhet të japë 110% sepse vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke shtrënguar radhët tona do të dalim më të fortë. Do të jenë muaj të vështirë, por pavarësisht kësaj, nëse secili prej nesh bën pjesën e tij, ne do të jemi sërish sektori më i mirë në Itali", përfundoi deklarata e Curva Nord.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33