Flash

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Poker Salernitanës, Inter fluturon në renditje e në statistika: Atletico nuk tremb aspak

Lapsi.al 17 February 2024
Poker Salernitanës, Inter fluturon në renditje e në statistika:

6 ndeshjet e fundit të Inter: 6 fitore, 17 gola të shënuar, 4 të pësuar. Numrat e ndeshjes kundër Salernitanas: zotërim i topit 73% kundër 27, goditje në portë 10 me zero, totali i goditjeve 26 me 1, këndore 18 me 0. Analiza e ndeshjes së mbrëmshme në San Siro, mjafton që zikaltrit ta përballojnë me optizimëm mbrëmjen e së martës kur rikthehet Champions. Inzaghi e ka të qartë formën e bunkerit me linja të ngushta që aplikon Cholo.

Këtij Interi nuk mund t'i fusë frikën as Simeone i zakonshëm që e njohin të gjithë dhe as ky variant më lojëcak i kohëve të fundit (në Spanjë, ndoshta për ironi, e quajnë futbollin e ri të Atleticos "tiki-Cholo"). Pasi ka bërë dallimet e nevojshme midis cilësive teknike të interpretuesve, sulmi mbi 5-4-1 e ekipit të Liveranit (as në makthet e tij nuk mund ta imagjinonte një debutim të tillë) është një provë e mirë për të demonstruar se si Inzaghi di t'i bëjë lojtarët e tij të interpretojnë çdo lloj rezultati, madje edhe ndaj mbrojtjeve të ngjeshura.

PA TURNOVER

Simone nuk mendon shumë për turnover, të paktën në start. Ai shpluhërosi Dumfries dhe Carlos Augusto në krahë. Me ndeshjen në vazhdim dhe me rezultatin e arritur, do të ketë ende mundësi të shihen në punë Buchanan, Asllani, Klaassen, Arnautovic dhe Sanchez. Lehtësia me të cilën versioni 2023/24 i Inter ndërton aksione shënimi është pothuajse mbresëlënëse. Është gjithashtu e vështirë për të përcaktuar dhe etiketuar llojin e futbollit që luajnë zikaltrit. Spalletti foli për një lojë relacionale dhe sigurisht që nuk gabon, por duket e kufizuar t'i japësh një emër asaj që shihet në fushë.

Lexo më tejBombat e letrës i kushtojnë rëndë Inter: Curva Nord 'në heshtje', asnjë flamur apo koreografi

Lexime të hapësirave nga lojtarët sipas parimeve të përsëritura në seancat e Appianos, disa veprime të kodifikuara dhe mbi të gjitha një grup që njeh në mënyrë perfekte lëvizjet e të gjithëve dhe përshtatet me to. Kështu lindin inkursionet e qendërmbrojtësve, ndryshimet në pozicionin e atyre në mesfushë, ndryshimet e lojës që nxisin inkursionet e furishme të anësorëve, për të arritur te finalizimet.

LAUTARO DIFERENCUES

Pastaj është iniciativa e individit dhe, ndër shumë, nuk mund të mos përmendet Lautaro shkatërrimtar i këtij sezoni. Ai është tashmë në kuotën 20 në renditjen e shënuesve të Serie A (golashënuesi më i mirë), duke lënë të imagjinohet se mund të thyejë çdo rekord nga tani deri në fund të kampionatit. Golat e tij të përgjithshëm për zikaltrit janë bërë 125. Ai tashmë është në histori, Inter po mundohet të futet. Sigurisht, tani, Atletico e Cholo Simeone është më pak i frikshëm.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33