Flash

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Marotta injoron klubin e Al-Khelaifi: "PSG kërkon Lautaro? Nuk shoh diferenca mes tyre e Inter"

Lapsi.al 17 February 2024
Marotta injoron klubin e Al-Khelaifi: "PSG kërkon Lautaro? Nuk shoh

Administratori i Deleguar i Inter, Beppe Marotta, ka folur në mikrofonat e Sky Sport për garën e zikaltërve për yllin e dytë, objektivin Champions League dhe mbi të gjitha merkaton: “Rinovimet e Lautaro dhe Barella nuk krijojnë ankth sepse kemi të bëjmë me profesionistë dhe burra të vërtetë, të dashuruar me fanellën. Jemi të sigurt, por nuk duam të flasim shumë për këtë".

"Zielinski dhe Taremi tashmë në Inter? Piero Ausilio dhe Dario Baccin monitorojnë mundësitë e lojtarëve pa kontratë. Ka interes të fortë për të dy, do të shohim në mënyrë transparente nëse lëvizja mund të bëhet apo jo”. Marotta më pas injoron edhe kërcënimin e PSG-së për kapitenin Lautaro: "Deri më sot nuk ka shenja apo shqetësime, pastaj nëse ka, ne do t'i menaxhojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi Inter, nuk e shoh dallimin mes nesh dhe PSG. Ne kemi një pronësi të fortë, jemi konkurrues edhe falë sigurisë që na vjen nga pas. Le të mendojmë për rrugën dhe angazhimet tona".

SFIDA CHAMPIONS ME ATLETICO

Pastaj një koment për ndeshjen e dyfishtë të Champions kundër Atletico: "Pjesëmarrja në Champions League është krenari për ne, është kompeticioni më i rëndësishëm në botë dhe të qenit atje shpërblen punën e të gjithë anëtarëve zikaltër. Ne duam gjithashtu ta respektojmë këtë angazhim në mënyrën më të mirë. Ne do të përballemi me një ekip të vrazhdë, që ka një trajner këmbëngulës që arrin të marrë maksimumin nga lojtarët e tij. Do të jetë një përballje e vështirë, jam i bindur për aftësitë e lojtarëve tanë dhe intuitat e trajnerit tonë”.

Lexo më tej: Poker Salernitanës, Inter fluturon në renditje e në statistika: Atletico nuk tremb aspak

E pikërisht për teknikun Inzaghi, Marotta deklaroi: "Trajneri stërvit lojtarët çdo ditë, është ai që është në gjendje të vlerësojë se kë të vendosë në fushë. Ndeshjet tani zgjasin 100 minuta, kështu që zëvendësimet janë gjithmonë të rëndësishme. Zgjedhja e tij për të luajtur me të gjithë titullarët kundër Salernitanës është racionale. Inzaghi po punon në mënyrë të admirueshme dhe ne nuk mund t'i themi asgjë. Në fakt, jam dakord me atë që ai bëri”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33