Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Palmeiras me një mbrojtës në portë, Corinthians e barazoi në shtesë: reagimi i bujshëm i drejtorit sportiv

Lapsi.al 19 February 2024
Palmeiras me një mbrojtës në portë, Corinthians e barazoi
Përfundoi 2-2 ndeshja mes Palmeiras dhe Corinthians, e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit Paulista 2024. Në fund, pas golit të barazimit të shënuar nga Timão, erdhi reagimi i bujshëm i drejtorit sportiv Ruben Gomes. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 44' me Palmeiras që kaloi në avantazh falë Endrick (i blerë tashmë nga Real Madrid për 42 milionë euro). Më pas, në minutën e 68', José Manuel Lopez dyfishoi epërsinë e Verdão. Ndeshja u duk se po shkonta pa probleme drejt bilbilit të fundit, por në minutën e 88', Yuri Alberto rihapi takimin me një gol që i dha jetë të re Corinthians përpara minutave të fundit. Megjithatë, shpresat e Timão u duk se u shembën përfundimisht kur, në minutën e 90', portieri Cassio u përjashtua, duke e detyruar trajnerin të vendosë Gustavo Enrique, një qendërmbrojtës, mes shtyllave. Pasoi një shtesë shumë e gjatë, që në minutën e 100' solli goditjen e shkëlqyer të dënimit, të realizuar me mjeshtëri nga Rodrigo Garro, që i dhuroi një 2-2 të papritur Corinthians.

FESTIMI I RUBEN GOMES

Një gol që ngjalli gëzimin e tifozëve të pranishëm në stadiumin Barueri në Sao Paulo dhe me këtë rast edhe të drejtorit sportiv të Corinthians, Ruben Gomes. Në grahmat e euforisë ai festoi duke goditur xhamin e tribunës së autoritetit. Një akt, pas të cilit ai u denoncua në polici, për të cilin menaxheri mori përgjegjësinë duke kërkuar falje për atë që ndodhi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33