Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

U regjistrua në një faqe takimesh: Besiktas i ndërpret kontratën të riut Delibas

Lapsi.al 19 February 2024
U regjistrua në një faqe takimesh: Besiktas i ndërpret

Besiktas ka vendosur të ndërpresë kontratën e të riut Emirhan Delibas dhe deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Megjithatë, ajo që po shkakton diskutime të mëdha është arsyeja e vendimit të marrë nga klubi turk. Djaloshi 21 vjeçar kishte disa ditë që ishte në qendër të vëmendjes së shtypit dhe tifozëve.

BESIKTAS SILURON DELIBAS

Në botën e futbollit ndodh shumë shpesh që klubet dhe lojtarët të ndahen, dhe për arsye nga më të ndryshme. Por ajo që ndodhi në Turqi mes Besiktas dhe të riut Emirhan Delibas, ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë. Klubi i famshëm i Stambollit, që sapo ka firmosur për shumën rekord me Ernest Muçin, në fakt, ka vendosur të ndërpresë kontratën me mesfushorin e lindur në vitin 2003 pas regjistrimit të tij në një aplikacion të njohur takimesh. Një regjistrim që kishte krijuar polemika të mëdha, me 21-vjeçarin që përfundoi në qendër të vëmendjes së tifozëve.

Lexo më tej: Muçi bën të lumtur tre klube: Besiktas e bleu për shifrën rekord, Legia shitja më e shtrenjtë e… Tirana

“I urojmë Emirhan Delibas më të mirën”, shkruan klubi në mënyrë mjaft zyrtare. Lojtari u përgjigj menjëherë: "Unë hedh poshtë shpifjet e bëra nga llogaritë e rreme dhe dua të them se besnikëria ime ndaj ekipit tim nuk mund të vihet në dyshim. Besiktas është një përgjegjësi për mua, dashuria dhe mbështetja juaj kanë qenë gjithmonë motivimi im më i madh".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33