Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Fjalimi i teknikut Allegri për skuadrën e Juventus: "Titulli ishte një ëndërr, të mbrojmë vendin e dytë"

Lapsi.al 20 February 2024
Fjalimi i teknikut Allegri për skuadrën e Juventus: "Titulli

Te Juventus është koha për shkundje pas daljeve të fundit shumë zhgënjyese. Për të tronditur mjedisin, Massimiliano Allegri ka folur me ekipin dhe e ngriti zërin për të përsëritur disa koncepte vendimtare dhe për të treguar rrugën përpara për të dalë nga ky moment i ndërlikuar. Në një fjalim të gjatë drejtuar lojtarëve, trajneri i Juventus nga njëra anë fshiu ambicjet e kampionatit dhe nga ana tjetër u kujtoi të gjithëve nevojën për të arritur në zonën e Champions League për sezonin e ardhshëm. "Titulli ishte një ëndërr e bukur, por tani nuk ka më keqardhje - ka thënë ai sipas Tuttosport -. Te Juventus askush nuk duhet të jetë i kënaqur, por gjithashtu askush nuk duhet të mendojë të arritur atë që mund të duket i sigurtë: vendin e dytë".

FJALIMI I MAX

Një fjalim që me pak fjalë, ka mbërritur në dhomat e zhveshjes së Juventus në mënyrë të qetë, por të vendosur. Pra, nuk ka patur të bërtitura apo grushta mbi tryezë. Por një mesazh vigjilence për ekipin dhe një kujtesë për të gjithë, përfshirë stafin dhe senatorët, që të përqendrohen, të punojnë dhe të jenë të përgjegjshëm. Temat shumë të dashura për trajnerin e Juventus, që që nga fillimi i sezonit ka vazhduar të nënvizojë diferencën nga vendi i pestë në betejën për zonën e Champions League. Një pretendim që një muaj më parë dukej paksa e çuditshme, por që tani, nisur nga rezultatet e fundit dhe renditja e Juventus, duket më shumë në përputhje me potencialin dhe performancën e skuadrës.

Lexo më tejVideo/ Juventus nuk di më të fitojë, rrezikon edhe vendin e dytë: "Duhet të riorganizojmë idetë"

Performancë që Allegri shpreson ta rikthejë menjëherë në rrugën e duhur pas këtij takimi kokë më kokë me lojtarët. Nisur nga ndeshja ndaj Frosinone, një ndeshje që bardhezinjtë nuk mund t'i lejojnë vetes të gabojnë. Pjesërisht për të mos i dhënë Milan një tjetër mundësi për t'i kaluar në renditje, pjesërisht për t'u kthyer në rrugët e fitoreve dhe për të kthyer kursin duke dhënë një sinjal të fortë dhe të qartë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33