Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Fusha e keq, dëmtimi i Skukës e zëvendësimi i Carës: Shehi flet për gjithçka, Devolli i bindur te mbijetesa

Lapsi.al 20 February 2024
Fusha e keq, dëmtimi i Skukës e zëvendësimi i Carës:

“Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar. Sigurisht që ndeshja kishte momente të veçanta. Dhe fusha na penalizoi ashtu siç donim të luanim. Në fund morëm dhe masa duke futur lojtarë të gjatë në zonë. E bëmë mbrojtjen me 3". Orges Shehi i gëzohet fitores së dytë radhazi, që këtë herë erdhi në Kupë 1-0 ndaj Kukësit. Tekniku i Partizanit e sheh veten pranë gjysëmfinales, duke marrë përgjigje të rëndësishme nga lojtarët: "Jemi të kënaqur, sepse Buxhelaj luan për herë të parë 90 minuta. Preka vjen nga dëmtimi dhe luan për herë të parë 90 minuta. Komplimente meriton Mehmeti, i cili u fut shumë mirë në lojë. Kemi marrë sinjale pozitive nga të gjithë ata që kanë luajtur më pak nga momenti kur kam ardhur unë".

Shehi ka shpjeguar situatën me Carën, njeriu që shërbeu topin e golit, por sërisht i zëvendësuar: "Cara ka luajtur më shumë se 60 minuta në derbi. Duhet të kuptojmë që është lojtar shumë i rëndësishëm. Po na ndihmon në fazën mbrojtëse, ka konsum. Sot nuk e ndërruam për gjendjen fizike, por që ta ruajmë. Fusha ishte e rënduar dhe kishim frikë mos pësonte një dëmtim".

Lexo më tejVideo/ Partizani sheh gjysëmfinalen: ish-kapiteni Taipi dënon Kukësin, Shehi humb Skukën

Një dëmtim që në fakt nuk e shmangu dot Skuka. Dalja me barrelë e sulmuesit mban në ankth teknikun Shehi: "Informacioni i parë është që mund të ketë kontraktim, shpresoj të jetë vetëm kaq. Shpresojmë dhe urojmë që mos të ketë tërheqje, sepse do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë”.

DEVOLLI: "I KEMI ARMËT PËR MBIJETESË"

“Ndeshjen e nisëm mirë. pastaj 10 minuta patëm probleme me treshen e mesfushës, sepse nuk ndanim kundërshtarët. Mora disa sinjale të mira sot dhe duhet të fillojmë punën sepse kemi një finale të dielën me një kundërshtar direkt". Bledar Devolli debutoi me humbje në pankinën e Kukësit, edhe pse përballë ishte Partizani. Tekniku gjirokastrit sidoqoftë, ka parë gjëra pozitive në ekip, që e bëjnë optimist në këndvështrimin e mbijetesës: "Ngaqë bëjmë këtë profesion, i shohim të gjitha ndeshjet. E njoh ekipin. Mendoj se i kemi armët, i kemi cilësitë për të kaluar këtë moment të vështirë. Nga porta deri në sulm, kemi lojtarë me eksperiencë, kemi lojtarë të rinj. Kaq na duhen".

Në fund një mesazh edhe për Rashitin: "Kemi nevojë, sidomos në këtë situatë për të gjithë. E presim Rashitin, kishte probleme fizike. E presim sa më shpejtë, sepse në këtë situatë kemi nevojë për të gjithë lojtarët që janë nën kontratë me Kukësin”, u shpreh Devolli.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33