Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Video/ Partizani sheh gjysëmfinalen: ish-kapiteni Taipi dënon Kukësin, Shehi humb Skukën

Lapsi.al 20 February 2024
Video/ Partizani sheh gjysëmfinalen: ish-kapiteni Taipi dënon

Partizani thyen 1-0 Kukësin në “Kukës Arena”, duke hedhur një hap të sigurtë drejt gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjen e vendosi goli i ish-kapitenit të bluve Gjelbrim Taipi, që e bën të qetë kthimin në Tiranë. Shqetësimi i madh për Orges Shehin, sidoqoftë, është dëmtimi i Skukës në minutën e 19'.

Ndeshja e qendërsulmuesit të të kuqve zgjati vetëm 19 minuta, kur pas një kontrasti loje mbeti përtokë. Skuka doli nga fusha me barrelë dhe duhet pritur rezonanca magnetike për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Partizani provoi me Maguette dhe Mensah, që zëvendësoi Skukën, por ndeshjen e zgjidhi Taipi. Pikërisht pasi Kukësi bëri zëvendësimin e Da Mota të dëmtuar me Felipe Rajan, në minutën e 39', ish-kapiteni i ndëshkoi. Në minutën e 43', Cara shërbeu në zonë, ku Taipi mposhti ish-shokun e ekipit Tafas, duke i dhënë avantazhin Partizanit.

Lexo më tejVideo/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon 'Final Four'

Nuk festoi Taipi për respekt të tifozerisë kuksiane, por situata në Kukës është e gjitha kaotike. Skuadra nuk arriti të reagojë, pavarësisht se provoi të shqetësonte në disa momente portierin Qirko. Bledar Devolli debuton me humbje në pankinën veri lindore, ndërsa Partizani pret i qetë në 5 mars kthimin me Kukësin, me një këmbë tashmë në gjysëmfinale.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1avivaf/partizanikukesi/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33