Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Fagu ngec në debutim: Teuta ndalon Tiranën 0-0 në Kupë, zgjidhet në kryeqytet

Lapsi.al 20 February 2024
Fagu ngec në debutim: Teuta ndalon Tiranën 0-0 në Kupë,

Asnjë fitues mes Teutës dhe Tiranës, që janë ndarë me një 0-0 në vajtjen e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Erbim Fagu debuton pa fitore në pankinën bardheblu, ku zëvendësoi Julian Ahmataj. Nga ana tjetër, Edi Martini mbetet ende me shpresë për një kualifikim në gjysëmfinale, edhe pse misioni në kthim do të jetë i vështirë.

Në “Niko Dovana” pak ndryshime nga Fagu, që lejoi Latifin e Deliun të pushonin, duke kthyer Nikqin në sulm. Teuta u përgjigj me gjithë titullarët e saj, në kërkim të një Europe, që nga kampionati është i pamundur. Skuadrat kanë shfaqur një lojë mjaft të kujdesshme, pa lënë shumë hapësira. Abazaj ishte njeriu më i rrezikshëm i bardhebluve, me Vatën që mbajti portën të paprekur me reagime të sakta. Çyrbja u ndal nga Kozi, ndërsa në fund të pjesës së parë Haxhiu shkoi pranë avantazhit për Tiranën.

Në pjesën e dytë, Daci provoi të merrte përsipër skuadrën, por Kozi tregoi kujdes. Teuta e rriti presionin dhe në minutën e 64' Fili frikësoi teknikun Fagu në pankinë, me goditjen që kaloi ngjitur me shtyllën. Në fund një tjetër tentativë e Dacit, që përfundoi pa sukses. Tirana kthehet nga Durrësi me një barazim që ndoshta mund të jetë favorizues në kthim. Martini mbetet në lojë i ndërgjegjshëm se fati i kualifikimit të vendoset në ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33