Flash

"Nuk është se do bëj ndonjë mrekulli". Fagu ul pritshmëritë, Martini do Europën: "Kupa është rruga"

Lapsi.al 20 February 2024
"Nuk është se do bëj ndonjë mrekulli". Fagu ul

“Ishte dita e parë, nuk është se isha stërvitur me ekipin dhe logjikisht do të ndiqja linjën që ka pasur ekipi. Kisha dy mungesa si Latifi e Deliu dhe dukë parë organikën që kemi dhe me konsultën e stafit, mendova që të rreshtoja këta lojtarë me direktivat që dhashë". Erbim Fagu largohet me stil nga përgjegjësia e rezultatit, edhe pse 0-0 në Durrës mund të shihet edhe si pozitiv për Tiranën. Tekniku i ri i bardhebluve, që vetëm sot mori detyrën, e sheh skuadrën çuditërisht të kompletuar: "Unë jam optimist se e kam ndjekur kampionatin shqiptar, edhe pse kam qenë në Holandë. I kam ndjekur të gjitha ekipet. Për sa i përket Tiranës kontingjenti është, lojtarët janë cilësorë, shumë kualitativë. Mendoj se kemi mundësitë me grupin aktual të arrijmë objektivat që kemi".

Fagu pastaj u kthye në hapat e tij, duke bërë një lloj tërheqje: "Nuk është se do bëj ndonjë mrekulli, për sa kohë që kam apo ka ngelur. Unë kam si çdo trajner ato filozofitë e veta për ekipin, lojën, ka parimet e veta që do të mundohem t’ia përcjell ekipit në kohë të shkurtër. Kjo mendoj se është sfida ime më e madhe me këtë grup lojtarësh që kemi".

Sidoqoftë, te Tirana kërkohet gjithnjë titulli dhe Fagu nuk mund të flasë ndryshe: "Sigurisht që po, këtë e them me bindje, mundësitë janë, lojtarët janë shumë cilësorë. Unë jam besimplotë, do bëjmë hyzmetin në maksimum për të arritur këtë objektiv. Kjo është një nga objektivat kryesore të klubit”.

MARTINI:"TIRANA U MBYLL PRAPA"

“Tirana luajti me shumë forca në mbrojtje. Normalisht ndeshjet e Kupës janë pak specifike. E bllokuam Tiranën në lojën nga poshtë. Pastaj me ndryshimin që bëmë në pjesën e dytë kishim rastet tona". Edi Martini priste më shumë se 0-0 që u prodhua në ndeshjen në Niko Dovana mes Teutës së tij dhe Tiranës. Me pozicionimin në renditje është e qartë se durrsakët mund të shpresojnë Europën vetëm nga Kupa e Martini nuk do ta humbasë mundësinë: "Kupa është një mundësi që të çon drejt Europës. Janë shanset që ne të kualifikohemi. Do të luftojmë në të dyja frontet që të jemi të kujdesshëm”, tha Martini.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33