Flash

Nga firma te debutimi në 6 orë: Fagu rrezikoi fytyrën për Tiranën

Lapsi.al 21 February 2024
Nga firma te debutimi në 6 orë: Fagu rrezikoi fytyrën për

Ndryshimi i trajnerit ndodh e deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Por mënyra si Erbim Fagu u katapultua nga firma në zyrat e Tiranës te pankina në Niko Dovana për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë është befasuese. Tekniku i ri i bardhebluve rrezikoi jo pak në këtë mënyrë prezantimi të parë. Fagu vuri fytyrën për një ekip të përgatitur nga dikush tjetër. Ai Ahmataj, i cili madje doli edhe në konferencën për shtyp të vigjiljes.

Zakonisht në situata të tilla, ndihmësi i trajnerit të mëparshëm merr drejtimin, ose edhe lëvizja bëhet në një moment të dytë. Por ky sic duket nuk ishte rasti. Fagu me sinqeritetin e atij që pak mund të bëjë para një ndeshje për të cilën skuadrës nuk mund ti ndryshosh gjë, lejoi praktikisht lojtarët të bënin atë për të cilën ishin përgatitur. Në anë të fushës ai u mundua t'i japë qetësinë dhe balancat e humbura, gjë që u duk se arriti ta bënte. Pasaj mungesat e rënda të Latifit e Deliut, për të cilin shpjegimi ishte gjendja jo e mirë fizike, ndikojnë e jo pak.

Lexo më tejFagu ngec në debutim: Teuta ndalon Tiranën 0-0 në Kupë, zgjidhet në kryeqytet

Tirana e parë e teknikut Erbim Fagu pati impakt të mirë në lojë, rezultati ndoshta jo dhe aq, nëse konsideron faktin se luhej kundër të tretit nga fundi, që ende nuk ka siguruar mbijetesën. Por është mjaftueshëm për të qenë favorit në kualifikimin në katër më të mirat, duke qenë se kthimin e luan në shtëpi. Deri atëherë madje do të ketë edhe njëfarë kohe që skuadra të kuptojë atë që tekniku dëshiron ta transmetojë. Deri atëherë i duhet besuar optimizmit të Fagut, që vlerësoi se ka një skuadër kualitative, që mund dhe duhet të synojë dy trofetë…

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33