Flash

Skuka doli me barrelë, Partizani pret përgjigjen e rezonancës magnetike: frika është për tërheqje muskulare

Lapsi.al 21 February 2024
Skuka doli me barrelë, Partizani pret përgjigjen e rezonancës

Xhuljano Skuka doli me barrelë nga fusha e lojës në minutën e 19' të ndeshjes kundër Kukësit, në çerekfinalen e parë për Kupën e Shqipërisë. Ky dëmtim bëri që Partizani të mos shijonte dot as suksesin 1-0 në transfertë, nga frika mos kishte humbur qendërsulmuesin e tyre për një kohë të gjatë. Përgjigjen megjithatë do ta japë rezonanca magnetike.

Skuka, që ka marrë rolin e protagonistit për skuadrën e Orges Shehit në javët e fundit, duke nisur të shënojë me një lloj vazhdimësie, do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike pasditen e sotme. Vetëm pas saj do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit dhe kohët e rikuperimit për sulmuesin. Stafi mjekësor i klubit kryeqytetas shpreson që të bëhet fjalë vetëm për një kontraktim muskular, si ishte edhe impresioni i parë.

Në këtë rast Skuka pas ndonjë dite pushim do të ishte gati për Shehin, ndoshta që në ndeshjen e javës së 25 të Superiores kundër Skënderbeut në Korçë. Frika pastaj është se ndoshta mund të jetë një tërheqje muskulare në kofshë dhe pastaj kohët e rikuperimit do të varen edhe nga grada e saj. E të mendosh që vetëm në gradën e parë, do të duheshin 10 ditë që sulmuesi të shihej sërisht në fushën e lojës.

Lexo më tejVideo/ Partizani sheh gjysëmfinalen: ish-kapiteni Taipi dënon Kukësin, Shehi humb Skukën

Në këtë pikë, kur Mba nuk është na maksimum, Keko vazhdon të jetë jashtë e Mensah me golin nuk e ka marrëdhënien të mirë, ankthi është i gjithi mbi gjendjen e Skukës, që nga ardhja e tij në huazim në janar, po rezulton shumë i rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33