Flash

Mandat arresti për Zilliacus: miliarderi finlandez donte të blinte Inter

Lapsi.al 21 February 2024
Mandat arresti për Zilliacus: miliarderi finlandez donte të blinte
Thomas Zilliacus, sipërmarrësi finlandez që ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të blerë Inter, është në telashe të mëdha. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti në Singapor dhe një njoftim i kuq nga Interpoli. Sipas Bloomberg, manjati kërkohet për përfshirje të dyshuar në shpërndarjen e deklaratave mashtruese nga Yuuzoo, një kompani që ai drejtonte më parë në qytet-shtet. "Pas hetimit, disa raporte financiare të lëshuara nga YuuZoo mes viteve 2015 dhe 2016 u akuzuan si materialisht mashtruese në atë që mbivlerësuan të ardhurat e YuuZoo me rreth 14 milionë dollarë. Vlerësimi kapërceu nga 4.6 milionë dollarë në 18.8 milionë dollarë", thuhet në deklaratën e lëshuar nga policia e Singaporit. Lexo më tej: Manjati finlandez Zilliacus çmend tifozët e Inter: "Do sillja Haaland e Pedri"

KUSH ËSHTË THOMAS ZILLIACUS?

Ish-ekzekutiv i Nokia, Zilliacus themeloi Grupin e Aleancave Strategjike të Azi-Paqësorit dhe Mobile FutureWorks. Këto kompani kryesisht merren me pasuri të paluajtshme, sporte dhe telekomunikacion. Vlera e tyre e kombinuar arrin mbi 3 miliardë dollarë. Muajt e fundit për të ishte folur edhe te Manchester United, por duke mos gjetur partnerët e duhur, ai kishte braktisur garën për klubin anglez. Megjithatë nuk është rastësi që në rrjetin sociale personal shumë shpesh ai komenton, përveç situatës së Inter, pikërisht edhe atë të Djajve të Kuq.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33