Flash

Yildiz-Vlahovic-Chiesa: Allegri ka vendosur të shkundë Juventus me ndryshimin rrënjësor

Lapsi.al 21 February 2024
Yildiz-Vlahovic-Chiesa: Allegri ka vendosur të shkundë Juventus me

Duhet një shkundje, një shkëndijë, për të ringjallur Juventus, që pas daljes nga loja për titullin duhet të gjejë stimuj të rinj për të përfunduar një sezon pozitiv të deritanishëm dhe që i sheh në garë të plotë për të fituar Kupën e Italisë. Fillimisht Udinese dhe më pas Verona treguan një skuadër që duket se është dorëzuar papritur, pa cinizëm dhe dëshirë për të fituar. Në këtë pikë e vetmja lëvizje që mund të ndryshojë marshin në sezon mund të bëhet nga Max Allegri. Si? Duke ndryshuar modulin e lojës dhe duke i përzier disi letrat si pëlqen ai me Yildiz, Vlahovic e Chiesa në fushë njëkohësisht.

ME TRE SULMUES

Ideja është ajo që të zbresë në fushë jo më me 3-5-2 e kolauduar, por duke vendosur një tridhëmbësh ofensiv. Duhet shfrytëzuar potenciali i Vlahovic, Chiesa dhe Yildiz, duke i bërë ata të luajnë së bashku. Ai që mund të përfitonte mbi të gjithë është Federico, i cili deri tani është shfaqur më i shuari nga të tre, padyshim nën potencialin e tij. Diçka u pa tashmë në “Bentegodi” të shtunën e kaluar, kur Chiesa u vendos majtas dhe Yildiz në të djathtë. Duket se në Continassa po punohet për një 3-4-3 ose një 3-4-2-1 për ndeshjen e së dielës në Allianz Stadium kundër Frosinones të ish-ëve Sulé, Kaio Jorge dhe Barrenechea.

Tridhëmbëshi mund të jetë arma e duhur, si për të rikthyer motivimin në grup, ashtu edhe për të gjetur sërish fitoren, duke qenë se Juventus nuk ka marrë tre pikë prej një muaji. Pak si ajo që ndodhi në vitin 2017, kur Allegri shpiku një 4-2-3-1 me Mandzukic, Dybala, Cuadrado dhe Higuain në fushë në të njëjtën kohë. Lëvizje që i çoi bardhezinjtë në finalen e Champions kundër Real Madrid.

Lexo më tejFjalimi i teknikut Allegri për skuadrën e Juventus: "Titulli ishte një ëndërr, të mbrojmë vendin e dytë"

NDRYSHIM EDHE NË MBROJTJE

Vështirë, ndërkohë, që reshtimi difensiv të mund të ndryshohet. Pika kryesore mbetet Bremer dhe braziliani performon më së miri vetëm duke luajtur me dy shokë skuadre në anët. Realisht, në seancën e sotme stërvitore, e hapur për tifozët dhe e ndjekur nga Scanavino, Giuntoli dhe Manna, Allegri rreshtoi të dyja skuadrat me linjën me katër në ndeshjen e fundit stërvitore që përfundoi me golat e Vlahovic dhe Chiesa. Një shenjë se ndoshta diçka mund të ndryshojë edhe në atë repart. Ndërkohë në ndeshjen tjetër do të mungojë Danilo për shkak të dëmtimit dhe vendin e tij do ta marrë Alex Sandro apo Rugani. Megjithatë, ka mundësi që Tiago Djalò të mund të përdoret për disa minuta, duke bërë kështu debutimin e tij zyrtar me fanellën bardhezi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33