Flash

Video/ Guardiola bëhet arrogant me gazetarin: "Jeta ime është më e mirë se e jotja"

Lapsi.al 21 February 2024
Video/ Guardiola bëhet arrogant me gazetarin: "Jeta ime
Një atmosferë e qetë te Manchester City, pas fitores ndaj Brentford, e cila i lejoi djemtë e teknikut Guardiola të rikthehen në -1 pas kryesuesve të Liverpool. Ndeshja u vendos nga Erling Haaland (goli i 22 në 28 javë në Premier League), i cili kohët e fundit u bë objekt kritikash. Në këtë drejtim futet edhe pozicioni i teknikut spanjoll, i cili gjatë konferencës për shtyp nisi një shkëmbim batutash mes arrogancës e humorit me një gazetar.

GUARDIOLA NË KONFERENCË PËR SHTYP

"Mos i kritikoni lojtarët e mëdhenj, sepse ata përfundojnë duke ju mbyllur gojën - komentoi Guardiola në konferencë -. Ndodh gjithmonë kështu. Haaland ka qenë jashtë për dy muaj dhe javën e kaluar humbi gjyshen, ishte shumë e vështirë për të. Nuk është e lehtë për askënd të jesh njeri dhe është normale që ai nuk është në formën më të mirë pas dy muajsh mungesë”. Lexo më tej: Skenari që tremb Manchester City: rrezikon përjashtimin nga Champions nga... Girona

"JETA IME ËSHTË MË E MIRË SE E JOTJA"

Këtu nisi edhe shkëmbimi i batutave me një nga gazetarët e pranishëm në sallën e shtypit: "Unë nuk jam gazetar - vazhdoi Guardiola - dhe nuk do ta kisha bërë kurrë këtë punë". Replika e gazetarit ishte e menjëhershme, por përgjigjen duhet ta kishte marrë me mend: "Çfarë të keqe ka të jesh gazetar?". E përgjigja përfundimtare e teknikut të City mes të qeshurave të të pranishmëve ishte sa arrogante aq edhe e vërtetë: “Unë jam trajner, jeta ime është më e mirë se jotja – komentoi ai me ironi – prandaj dua të jem trajner dhe jo gazetar”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33