Flash

Video/ Galeno trondit Arsenal, Porto rrëmben suksesin në shtesë: Osimhen i heq fitoren Barcelonës

Lapsi.al 21 February 2024
Video/ Galeno trondit Arsenal, Porto rrëmben suksesin në shtesë:

Befasi në ndeshjet e para të 1/8 të Champions League të luajtura sonte në mbrëmje. Napoli barazoi 1-1 përballë Barcelonës, në debutimin e teknikut Francesco Calzona në pankinë, pas shkarkimit të Walter Mazzarri. Lewandowski shënoi i pari, Osimhen iu përgjigj me goditjen e parë në portë. Kualifikimi do të vendoset më 12 mars në stadiumin Olimpik të Barcelonës. Goditjen e madhe e bëri Porto, që mposhti 1-0 Arsenal. Anglezët favoritë u dënuan nga Galeno në minutën e 94' dhe në Londër do të duhet një shkundje e vërtetë e Gunners.

NAPOLI 1-1 BARCELONA

Napolitanët zhvilluan një ndeshje të mirë për nga personaliteti, u ndëshkuan me një goditje të polakut Lewandowski në minutën e 60', por golin e barazimit e gjetën në minutën e 75', me goditjen e parë dhe të vetme në portë të ndeshjes së tyre. Goli mban firmën e Viktor Osimhen, i rikthyer në fushë pas dy muajsh mungesë. Sa shumë i ka munguar Osimhen këtij Napoli!

Një gol në minutën e 75' nga nigeriani, i rikthyer nën Vezuv pas pauzës së gjatë për Kupën e Kombeve të Afrikës, i lejoi kampionët e Italisë të barazojnë 1-1 me Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League në Maradona. Skuadra e debutuesit Francesco Calzona vuajti për një kohë të gjatë presionin e Blaugranave të drejtuar nga Xavi. Katalanasit kaluan në epërsi në fillimin e pjesës së dytë me Lewandowski, por mbeti në lojë dhe arriti një barazim që lë të hapur kualifikimin për në çerekfinale. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, më 12 mars.

PORTO 1-0 ARSENAL

Ndeshja e 1/8 së Champions mes Porto dhe Arsenal pati një epilog surprizë në minutën e 94', pikërisht kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit pa gola. Galeno në fakt bëri të shpërthente Do Dragão me një goditje fantastike të harkuar, që fiksoi rezultatin 1-0 përballë Gunners të Mikel Arteta. Ndeshje nën ton për londinezët, të cilët kthehen në shtëpi pa bërë asnjë goditje në portë. Një rikthim i madh do të duhet në ndeshjen e dytë, duke qenë se Porto do të ketë në dispozicion dy rezultate nga tre.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33