Flash

Fajtor! Dani Alves dënohet 4 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale: vajzës do ti paguajë edhe 150 mijë euro

Lapsi.al 22 February 2024
Fajtor! Dani Alves dënohet 4 vjet e 6 muaj burg për dhunë

Katër vjet e gjashtë muaj burg. Ky është dënimi i dhënë nga Seksioni numër 21 i gjykatës së Barcelonës për Dani Alves, ish-mbrojtësin historik të Barcelonës. 40-vjeçari, në burg që prej 20 janarit 2023, e mësoi sot lajmin pas përfundimit të gjykimit të datës 7 shkurt. Braziliani do të apelojë dhe vendimin do ta marrë Gjykata e Lartë e Katalonjës. Faktet në fjalë datojnë në natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022, kur ish-mbrojtësi i krahut përdhunoi një vajzë në banjat e diskotekës Sutton në Barcelonë.

Një dënim i rëndë për Dani Alves, i cili përveç mbulimit të shpenzimeve ligjore do t'i duhet të dëmshpërblejë edhe viktimën me 150 mijë euro. Përveç qendrimit në burg, i linduri në vitin 1983 në Bahia, u dënua edhe me 5 vjet liri të survejuar. Ai nuk do të mund të flasë me viktimën për 9 vjet e gjashtë muaj. Ish-lojtari i San Paolo, ndër të tjera, asistoi drejtpërdrejt dënimin në gjykatën e Barcelonës. Sipas tre gjykatësve që u shprehën, kishte prova të mungesës së aprovimit të vajzës për marrëdhënie seksuale. “I pandehuri e ka kapur papritmas viktimën, e ka hedhur në tokë dhe duke e penguar të lëvizë dhe e penetroi”,ishte një pjesë e vendimit të zbuluar nga kolegët e Sport. Gjithashtu raportohet se vajza ka pësuar dëmtime në gju si pasojë e “dhunës së kryer nga Dani Alves”.

DANI SHPËTOI NGA 12 VITET BURG TË KËRKUAR

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me nëntë vjet burg për futbollistin, ndërsa avokatët që përfaqësonin gruan synonin një dënim prej 12 vjetësh. Në vend të kësaj, mbrojtja kishte kërkuar lirimin e sportistit ose, në rast dënimi, të ishte vetëm një vit plus 50,000 euro kompensim për viktimën. Gruaja u tha prokurorëve se kishte kërcyer me Alves dhe hyri vullnetarisht në banjën e klubit të natës. Por më vonë ajo donte të largohej dhe ai e pengoi që ta bënte këtë. Ajo tha se futbollisti e goditi me shuplakë, e ofendoi dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Lexo më tej: Jetë e shthurur mes femrave e alkoolit: në gjyq zbulohet se Dani Alves ka mbetur trokë

ÇFARË NDIKOI NË VENDIM?

Dani Alves ndryshoi mbrojtjen e tij gjatë fazës së hetimit në kohën kur ishte në paraburgim. Ai fillimisht mohoi çdo kontakt seksual me gruan, më pas pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të, por tha se ishte konsensuale. Futbollisti e arsyetoi ndryshimin e versionit duke thënë se po përpiqej të shpëtonte martesën e tij. Gjatë proçesit, mbrojtja e mbrojtësit brazilian u përqendrua në përpjekjen për të provuar se Alves ishte i dehur atë mbrëmje.

AVOKATJA E DANI ALVES: "DO ANKIMOJMË"

Ines Guardiola, avokatja i Dani Alves, foli teksa po largohej nga gjykata spanjolle: "Ne do ta apelojmë dënimin, besoj në pafajësinë e tij - tha ajo për mediat e pranishme -. Tani do të filloj të studioj se çfarë vendosën gjykatësit. Sot do të shoh atë në burg për t'i shpjeguar gjithçka”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33