Flash

Skandali i dopingut dhe turizmi familjar me fondet e FSHP-së: Qerimaj akuzon, Gjoza replikon: "I shpifur"

Lapsi.al 22 February 2024
Skandali i dopingut dhe turizmi familjar me fondet e FSHP-së: Qerimaj

Gjashtë ditë pas shpalljes nënkampion Europe në Sofie të Bullgarisë, në kampionatin Europian të Peshëngritjes, si një rrufe në qiell të hapur ka ardhur shpërthimi me akuza të rënda nga Erkand Qerimaj ndaj presidentit të FSHP-së Elez Gjoza. Fjalë të forta, akuza të rënda, të kompletuara me kërkesën për dorëheqje të menjëhershme të presidentit. Federata e Peshëngritjes nga ana tjetër ka replikuar me dokumente e fatura, por jo pa lënë hije dyshimi.

AKUZA E PAPRITUR: ABUZIM E FSHEHJE

"Skandali i fundit në federatën e peshëngritjes, rasti i fundit i një sportisti që është kapur me doping dhe është mbajtur i fshehur nga Federata dhe institucionet për të mbrojtur Federatën dhe Elezin. Mendimi është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen e të bëhen zgjedhje të reja. Drejton Federatën që në Vitin 2013 dhe ka bërë 3 Mandate më shumë. Skandale. Fondi dhe Federata është për sportistët e trajnerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të Presidentit. Ky realizon turizëm me njerëzit e familjes me lekët e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata. Hajdut... Mashtrues. Mendimi Im Erkand Qerimaj, Kampion Europe Bote qe nga vitit 2002".

REPLIKA E GJOZËS PËRMES FSHP-së

Nuk ka vonuar replika e presidentit Gjoza, që ka mbërritur nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, si për ti dhënë karakter institucional çështjes, edhe pse sulmi ishte direkt e personal ndaj presidentit. "Në Federaten Shqiptare të Peshëngritjes nuk ka asnjë njoftim që një prej sportistëve tanë të jetë kapur pozitiv me DOPING dhe federata ta ketë fshehur këtë rast. Përkundrazi federata ka një bisedë zyrtare nëpërmjet E-mailit me OKAD (organizata kombëtare Antidoping) të cilit i drejtohemi dhe interesohemi nëse nga testimet e fundit mbajtur datë 13.01.2024 me propozimin e federatës për testimin e 6 sportistëve pretendentë në Kampionatin Kombëtar për të Rritur është ndonjë sportist i dyshuar Pozitiv ose Negativ. OKAD përgjigjet se sportistet e testuar mund të gjejnë rezultatet e testimeve në llogarinë e tyre në sistemin ADAMS".

Në komunikatën e gjatë të FSHP-së kundërshtohet edhe abuzimi i presidentit Gjoza ndaj fondeve të Federatës: "Absolutisht një pretendim qesharak dhe i shpifur. Grumbullimi i bërë për Kampionatin në Sofie dhe fatura e këtij aktiviteti është mundësuar nga njohjet PERSONALE të Presidentit me një hotel nëpërmjet një kontrate shërbimi me të drejtë kthim pagese me ardhjen e fondit. E në qoftë se federata do priste dhe do të vepronte në momentin që do të vinte Fondi Grand asnjë sportist nuk do grumbullohej dhe asnjë sportist nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë kampionat kaq të rëndësishëm".

Nuk është hera e parë që Qerimaj dhe Gjoza janë përplasur me njëri-tjetrin, por çuditërisht edhe në 2018-ën pas një konflikti të zjarrtë të dy u bënë 'miq'. Fronti edhe tani është njësoj nervoz, me Qerimaj që ka shpejtuar të shtojë edhe një detaje, akuzave të tij të papritura: "Skandali Federatës VIJON duke mos më regjistruar në Kupën e Botës në Tailand për kualfikimin në Lojrat Olimpike të Parisit, në peshën që kisha kërkuar që në janar disa herë me sms. Edhe në këte moment nuk figuroj i regjistruar!!!! Me Siguri nuk ka dashur që unë të shkoj. Debati nisi për këtë. Si duket unë që çoj flamurin e sjell medalje duhet të rri në shtëpi!!"

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33