Flash

Video/ Aguero, shpresa e lindur nga një mesazh: audio e kardiologut përlot sulmuesin

Lapsi.al 22 February 2024
Video/ Aguero, shpresa e lindur nga një mesazh: audio e kardiologut
Sergio Aguero ka shpërndarë në rrjetet sociale audion që i dërgoi kardiologu i tij. Doktori i ka dhënë një lajm të mirë argjentinasit, i cili i ka sytë të përlotur teksa dëgjonte këtë mesazh shprese. Kun Aguero sheh dritë në fund të tunelit, pasi mori një mesazh nga kardiologu i tij në të cilin duket se ka shpresë për rikthimin e tij në futbollin konkurrues. Në fakt, kardiologu i sulmuesit Aguero thotë se rezultatet janë pozitive dhe trajtimet po funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. 36 vjeçari shpërndau audion, me sytë e tij që i shkëlqenin nga emocioni. Lexo më tej: Video/ E la futbollin për probleme me zemrën, Aguero tmerron publikun: ndihet keq në lidhje direkte

AGUERO, I NDALUAR NGA VITI 2021

Kun ka qenë jashtë fushës që nga viti 2021, kur iu desh të ndalonte për shkak të një aritmie kardiake menjëherë pasi debutoi me Barcelonën, duke u transferuar te Blaugrana nga Manchester City. Argjentinasi ishte befasuar fillimisht atë sezon, pasi kishte nënshkruar me Barçën për të luajtur me mikun e tij Messi, por Pleshti i tha lamtumirë katalanasve në lot atë vit për t'iu bashkuar PSG-së. Tani, me shpresën e rikthyer, kush e di nëse Aguero do të mund ta realizojë ëndrrën e tij dhe t'i bashkohet numrit 10 Messi te Miami.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33