Flash

Video/ Juan Jesus pikaset zbathur mbi barin e fushës pas ndeshjes në Maradona: "Duhet të urinoja"

Lapsi.al 22 February 2024
Video/ Juan Jesus pikaset zbathur mbi barin e fushës pas ndeshjes në
Pas ndeshjes së Champions mes Napolit e Barcelonës një gazetar u kthye brenda stadiumit Maradona dhe gjeti Juan Jesus zbathur duke ecur lart e poshtë në fushë. Futbollisti në fakt nuk kishte zgjedhje, duket të urinonte patjetër, për të përfunduar testet e anti-dopingut. Në përfundim të ndeshjes së parë të 1/8 të Champions mes Napolit dhe Barcelonës, sipas procedurës, lojtarët e të dyja skuadrave u thirrën për të kryer testet anti-doping. Për Napolin u kërkua Juan Jesus, por ai kishte një problem të vogël. Në fakt, braziliani nuk po mundej të urinonte në banjë dhe për këtë arsye iu desh të gjente metoda origjinale për të stimuluar fshikëzën e tij. E në fakt, nëse dikush do të ishte ende brenda stadiumit Maradona, do të kishte parë një person të vetëm duke ecur zbathur lart e poshtë fushës së impiantit sportiv. Lexo më tejVideo/ Galeno trondit Arsenal, Porto rrëmben suksesin në shtesë: Osimhen i heq fitoren Barcelonës Ai njeri ishte Juan Jesus i cili ishte larguar nga dhoma e zhveshjes me një objektiv shumë specifik, siç i shpjegoi korrespondentit të Chiringuito. Gazetari spanjoll ishte ende në fushë dhe e pyeti se çfarë po bënte: "Është për anti-dopingun. Kështu do ndjej të ftohtë dhe mund të shkoj të urinoj".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33