Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Video/ Turpërohet Legia në Varshavë, eliminohet befasisht Frankfurt: ja kush shkon në 1/8 e Conference

Lapsi.al 22 February 2024
Video/ Turpërohet Legia në Varshavë, eliminohet befasisht

Pas Ajax, Servette dhe Dinamo Zagreb, përcaktohen edhe katër skuadrat e tjera që shkojnë në 1/8 e Conference League. Në ndeshjet e playoff del befasisht nga gara Eintracht Frankfurt i mundur në shtëpi nga Union St.Gilloise. Duket se e vuan largimin e Ernest Muçit Legia e Varshavës e shkatërruar në Poloni 0-3 nga Molde. Asnjë problem për Sturm, shumë i fortë në 4-1 e ndeshjes së parë dhe fitues 1-0 edhe në Bratislavë kundër Slovan. Fiton edhe ndeshjen e dytë, po 1-0 Olympicos, që këtë herë pushtoi shtëpinë e Ferencvaros.

EINTRACHT FRANKFURT 1-2 UNION ST.GILLOISE (3-4)

Pas 2-2 në ndeshjen e parë, Eintracht Frankfurt eliminohet befasisht i mundur në shtëpi nga Union St.Gilloise. Gjermanët ishin favoritë për të shkuar në 1/8 e Conference League, por u dënuan në fillimin e pjesës së dytë nga Puertas Castro. Goditje që peshoi shumë dhe lejoi Union të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 80' me Eckert Ayensa. Goli i Ebimbe tre minuta nga fundi, falë asistit të Chaibi nuk shërbeu shumë, me Eintracht që doli jashtë me rezultatin e përgjithshëm 3-4.

FERENCVAROS 0-1 OLYMPIACOS (0-2)

Ferencvaros nuk mund të ëbnte asgjë në shtëpi, i dorëzuar pas penalltisë në fundin e pjesës së parë nga El Kaabi. Kualifikohet në 1/8 e Conference League Olympiacos që kishte fituar edhe në Greqi po 1-0. Kështu, pa shqetësime të mëdha, ndonëse duke vuajtur në disa momente, Olympiacos vazhdon rrugëtimin e tij dhe pret shortin për 1/8 e turneut.

LEGIA WARSZAWA 0-3 MOLDE (2-6)

Legia e Varshavës kishte ndërtuar shpresa të mëdha për kualifikimin në 1/8 e Conference League i mundur ngushtësisht 3-2 në ndeshjen e parë. Në Poloni, kundër Molde shkoi shumë keq. Legia u shthur krejtësisht pas një starti blitz të norvegjezëve me golin e Gulbrandsen në minutën e 2'. Hestad dyfishoi shifrat në minutën e 20, duke e bërë të pamundur për skuadrën e Jurgen Celhakës të ndryshonte rrjedhën e lojës. Gulbrandsen mbylli llogarinë në minutën e 67', duke i dhënë Molde kualifikimin me një agregat 2-6, që nuk lë vend për justifikime.

SLOVAN BRATISLAVA 0-1 STURM GRAZ (1-5)

Sturm Graz e kishte siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë në shtëpi, kur mposhti 4-1 Slovan. Në Bratislavë megjithatë skuadra nga Graz mori një fitore prestigji, duke thyer Slovan 1-0 me golin e Biereth në minutën e 52'. Në fund, vendasve i doli me karton të kuq edhe Blackman (92') por pa pasoja në ndeshje.

Conference League Knockout Round Play-offs

Eintracht Frankfurt 1-2 Union St.Gilloise (3-4)

Ferencvaros 0-1 Olympiacos (0-2)

Legia Warszawa 0-3 Molde (2-6)

Slovan Bratislava 0-1 Sturm Graz (1-5)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33