Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Igli Tare nuk ka dyshime: "Inzaghi është si Guardiola"

Lapsi.al 25 February 2024
Igli Tare nuk ka dyshime: "Inzaghi është si Guardiola"

Igli Tare nuk ka asnjë dyshim dhe flet vetëm fjalë lavdëruese për teknikun Simone Inzaghi, me të cilin si Drejtor Sportiv i Lazios ka punuar për disa vite. Edhe tani që Tare nuk është më te bardhekaltrit, lidhja me Simonen, trajnerin që ai vetë e mori duke i dhënë pankinën e parë të rëndësishme në karrierë, vazhdon të jetë e fortë.

"INZAGHI KUJDESET PËR GJITHÇKA NË MËNYRË MANIAKALE"

"Që në kohën kur ai luante mund të kuptohej diçka - tha Tare për Radio Deejay -. E njëjta gjë mund të thuhet për spanjollin Guardiola, të dy kishin diçka më shumë. Në pamje të parë Inzaghi të mashtron, është gjithmonë solar. Por në realitet ai është shumë i thellë dhe kujdeset për çdo detaj të vogël. Ai e nis nga minuta e parë e mëngjesit deri në minutën e fundit të mbrëmjes dhe kujdeset për gjithçka në mënyrë maniakale. Ai ka diçka më shumë se të tjerët në krijimin e një raporti me ekipin dhe në nivel individual".

Lexo më tej: E bujshme, pas 18 vitesh Igli Tare njofton largimin nga Lazio: “Prej kohësh e kisha menduar këtë zgjedhje"

LUFTA PËR TITULL

“Kampionati thotë se Inter është më i forti për atë që ka treguar - vijoi Igli Tare -. Unë mendoj se i dyti është Juventus. Ata janë të fortë, por prisja diçka më shumë duke pasur parasysh se nuk kanë kupat për të luajtur. Ata mund t'i kishin përgatitur ndeshjet më mirë, por ata janë ende një skuadër e rëndësishme, ashtu si Milan. Ajo që po bën Bolonja është një surprizë e bukur. Ata vërtet të japin kënaqësi kur i sheh si luajnë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33