Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Ra me kokë pas një zhytje në kosh: një 16 vjeçar humbi jetën në "Asllan Rusi"

Lapsi.al 24 February 2024
Ra me kokë pas një zhytje në kosh: një 16 vjeçar

Një 16 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi pësoi kolaps

sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Sipas asaj që zbulohet nga dëshmitarë të ngjarjes, adoleshenti, një ish-basketbollist, në përfundim të ndeshjes zbriti në parket për të bërë ndonjë zhytje në kosh, por ra mbrapsht duke përplasur kokën. Fillimisht u duk se ai e mori veten dhe u dërgua për në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën. Një ngjarje që ka krijuar panik te të pranishmit që kanë përjetuar nga afër ngjarjen, duke qenë një ditë me aktivitete të shumta në Pallatin e Sportit.

Sipas asaj që mësohet, në sallën ku ndodhi ngjarja, sapo kishte përfunduar një ndeshje basketboll e të rinjve dhe po përgatiteshin që të luanin ekipet e meshkujve të Partizanit dhe Vllaznisë për ndeshjen e kampionatit mes tyre. Ata kishin parë djaloshin të rrëzohej në tokë mes shokëve, por pastaj ai ishte normalizuar për momentin duke u dërguar në spital. Ndeshja kishte filluar më pas, me idenë se gjendja e tij ishte përmirësuar.

Lexo më tej: Tiranë/ 16-vjeçari humb jetën gjatë ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

Por në vijim takimi është ndërprerë nga policia, e cila kishte bërë të ditur lajmin e ndarjes nga jeta të djaloshit. Agjentët kërkuan që të këqyrej vendngjarja, sipas procedurave hetimore, si dhe të merrte në pyetje dëshmitarë të rastit në "Asllan Rusi". Të tronditur nga ky lajm, lojtarët e dy skuadrave kanë rënë dakord që të ndërpritet ndeshja.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33