Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Video/ Kane, dygolëshi që shpëton Tuchel: anglezi i jep fitoren në shtesë Bayern Munich ndaj Leipzig

Lapsi.al 24 February 2024
Video/ Kane, dygolëshi që shpëton Tuchel: anglezi i jep fitoren

Në javën e 23 të Bundesligës, Bayern Munich mposhti Leipzig 2-1 dhe u rikthye në -8 pas kryesuesve të Leverkusen. Dygolëshi i Harry Kane ishte vendimtar. Anglezi shënoi në minutën e 56', pastaj në minutën e 91' duke anuluar barazimin e përkohshëm të arritur nga Sesko (70'). Në ndeshjet e tjera, ngadalëson Stuttgart: vetëm 1-1 me Koln. Borussia Mönchengladbach mposhti Bochum 5-2, Werder Bremen-Darmstadt dhe Union Berlin-Heidenheim përfunduan në barazim 1-1 dhe 2-2.

Të kapur pas Harry Kane. Në këtë mënyrë Bayern mundi Leipzig 2-1 dhe rikthehet -8 pas Leverkusen. Bavarezët u rikthyen te fitorja dhe duhet të falënderojnë anglezin, i cili përzuri fantazmat nga Allianz Arena në minutën e 91'. Vendasit e nisën mirë me Kane që, pas 5 minutash, goditi shtyllën por vetëm falë ndërhyrjes së Blasëich, i cili u përsërit edhe në fundin e pjesës së parë ndaj ish-lojtarit të Tottenham. Megjithatë, këto janë episode sporadike të një ndeshje që Bayern nuk po jepte ndjesinë se mund ta fitonte qetësisht.

Lexo më tejBayern Munich vendosi, Tuchel do të largohet pa u mbyllur kontrata: palët kanë arritur akord miqësor

E në fakt ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 56' falë Kane, i cili përfitoi nga goditja e Musiala për të shënuar me një diagonale me të majtën. Në minutën e 70', megjithatë, erdhi dushi i ftohtë. Sesko, i cili tashmë e kishte vënë në provë Neuer pak pas 1-0, shënoi me një goditje të devijuar nga Goretzka, që nxorri jashtë lojës portierin. U duk një 1-1 i vendosur, por pikërisht në minutën e 91' Kane shpëtoi Bayern dhe, me siguri, edhe Tuchel. Spond me kokë i Choupo-Moting dhe ish-lojtari i Spurs, nuk gaboi duke çmendur Allianz Arena. Me këtë 2-1, bavarezët marrin frymë: Leverkusen nuk shkëputet asnjë pikë tjetër. Leipzig, megjithatë, mbetet në 40 dhe zbret në -7 nga vendi i tretë Stuttgart, me vendin e katërt Dortmund që mund të fluturojë në +4.

Bundesliga Germany

Union Berlin 2-2 FC Heidenheim

VfB Stuttgart 1-1 FC Cologne

Werder Bremen 1-1 Darmstadt

Borussia Monchengladbach 5-2 Bochum

Bayern Munich 2-1 RB Leipzig

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33