Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Video/ U godit në kokë në fushë, përfundon në koma farmakologjike: Alberth Elis u operua me urgjencë

Lapsi.al 25 February 2024
Video/ U godit në kokë në fushë, përfundon në koma
Sulmuesi i Bordeaux, Alberth Elis, ndodhet në koma farmakologjike që nga mbrëmja e së shtunës për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë. Gjithçka ndodhi në një kontrast të dhunshëm me një kundërshtar, konkretisht Donatien Gomis në sekondën e 34-të të ndeshjes së Ligue 1 mes Girondins dhe Guingamp (rezultati përfundimtar 1-0). Hondurani u ndihmua menjëherë nga mjekët dhe u largua nga fusha me barelë. Më pas ai është dërguar në spital ku, sipas asaj që raportohet, ka qenë i vetëdijshëm. Lexo më tejBordeaux shpëton, mbetet në Ligue 2: Presidenti do t’i paguajë biletën të gjithëve në ndeshjen hapëse Vetëm më vonë u mor vendimi për ta vendosur sulmuesin në koma farmakologjike. 28-vjeçari iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale gjatë natës. Familja e Elis, shkruan L'Equipe, tani është në pritje të lajmeve, nga frika e dëmtimeve të mundshme neurologjike. Megjithatë, sipas të dhënave fillestare, operacioni ka shkuar mirë. Mbrojtësi i Guingamp, Donatien Gomis, komentoi për atë që ndodhi në fushë: "Ai e preku topin fillimisht, pastaj unë e godita. Për një moment edhe unë u shtanga. Vura re se ai humbi ndjenjat, shpresoj të përmirësohet". https://www.youtube.com/watch?v=KLw5jNjxSfk

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33